Zyrtare/ Merret vendimi për trajnerin e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Tiranës ka vendosur se Emauele Egbo do vijojë të jetë trajneri kryesor i klubit të Tiranës deri në fund të këtij sezoni.

Ky lajm është bërë publik nga faqja zyrtare e Tiranës në “Facebook”, ku bëhet me dije se 46-vjeçari, i cili deri pak javësh mbante postin e trajnerit të portierëve, do vijojë të mbajë detyrën që i është caktuar.

“Emanuel Egbo do të vijojë në krye të Tiranës. Trajneri bardheblu gëzon besimin e plotë të presidentit, klubit dhe skuadrës për të marrë zyrtarisht drejtimin.

Pas tre ndeshjeve me të në krye, klubi ka vendosur t’i besojë deri në përfundim të sezonit pankinën bardheblu. Një zgjedhje brenda familjes për të synuar objektivat sezonale. Egbo prej gjashtë vitesh është pjesë e stafit teknik të Tiranës ndërkohe që ka eksperiencën e duhur dhe kualifikimet përkatëse për të drejtuar skuadrën.”-shkruhet në reagimin e kryeqytetasve.

Kujtojmë që në tre ndeshjet e fundit Tirana ka arritur të marrë vetëm fitore dhe se në të gjitha këto takime bardheblutë ishin nën drejtimin e nigerianit.

Ishte pikërisht Egbo ai që solli shpresë të kryeqytetasit, duke u sjellë fitoren e derbit me Partizanin me rezultatin 2-1 pas plot pesë vitesh disfata./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

A po rritet realisht ekonomia shqiptare? Shifrat tregojnë disa “po” dhe disa “jo”

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në fillim të vitit, por jo mjaftueshëm. Rritja mbështetet tek administrata, ndërtimi e...

Miratohet plani, një fushë futbolli në muzeun “Martin Cani”

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”. Pas kërkesës së familjes Cani...

Kapet teksa tentonte të vidhte në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje në një banesë në lagjen...

“Ore ç’punë keni me ata që mbjellin shalqi e pjepër?!”

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar thirrjen, të cilën ai e quan të paligjshme, në Komisariat të...

“Në tre mandate na lëruat nënën, tani do ktheheni nga baba”

Deputeti lushnjar Saimir Korreshi, ka mbajtur një fjalim sa ironik aq edhe denoncues për situatën në qytetin e tij, kur ka deklaruar se mbeturinat...

Lajme të tjera

Web TV