Këto gra janë shembulli se nuk ka sukses pa dështim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dështimi do të ketë gjithmonë një pjesë të madhe të historisë sonë të suksesit, kështuqë sa më shpejt ne të reshtim së u turpëruari prej dështimeve tona, aq më mirë do të jetë të mësojmë prej dështimeve tona.

Sipas një artikulli të fundit nga “U.S. Neës & Ëorld Report” me titull: “Gratë duhet të mësojnë të dështojnë përpara se të arrijnë suksesin”, shumë personalitete të famshme sot në botë janë pikërisht rezultat i kësaj.

Gratë gjykohen më ashpër se burrat për gabimet e tyre ndaj dhe kanë frikë nga “golat” e dështimit për të marrë më pas nisma udhëheqëse dhe lidershipi në biznese, kompani, në politikë, televizion, etj.

Ndjenja e dështimit është një aspekt i fuqishëm i suksesit dhe që ka bërë jehonë tek këto gjashtë gra super të famshme.

Këshillat e tyre të mençura duhet t’i rilexoni sa herë ndjeheni në prag të dështimit. Nga Oprah tek Arianna Huffington, këtu është gjithçka duhet të lexoni sot për recetën e suksesit, që dukshëm lind nga dështimi…Dhe kjo konfirmohet më së miri nga këto shtatë gra të pushtetshme dhe të famshme!

1. Anna Wintour: “Të gjithë duhet të pushohen nga puna së paku një herë”

Image result for anna wintour

Edhe kryeredaktorja e Vogue-së, Anna Wintour ka folur për rëndësinë e dështimit më parë, duke i thënë Alastair Campbell në librin e tij për vitin 2015-të se:

“Të gjithë duhet të shkarkohen të paktën një herë në karrierën e tyre sepse përsosmëria nuk ekziston. Është e rëndësishme të keni pengesa sepse ky është realiteti i jetës”.

2. J.K. Rowling: “Dështimi e drejtoi energjinë time në atë gjëra që kanë rëndësi”

Image result for rowling

Shkrimtarja e njohur zbuloi se dështimi mund t’ju çojë në një rrugë që është shumë më e përmbushur se ajo në të cilën keni qenë më parë. “Dështimi do të thotë diçka me të cilën do të përballemi në jetë herët apo vonë”, tha ajo duke iu referuar kohës përpara se të lejonte veten të ndiqte shkrimet dhe seritë e Harry Potter.

“Unë ndalova të pretendoja me veten time se isha gjithçka tjetër përveç asaj që isha, dhe fillova të drejtoja tërë energjinë time për të përfunduar punën e vetme që kishte rëndësi për mua. Sikur të kisha pasur sukses në ndonjë gjë tjetër, kurrë nuk do të kisha gjetur vendosmërinë për të pasur sukses në një arenë që besoja se i përkasja vërtetë”.

Lexo edhe :  Më pak taksa për amerikanët/ Kongresi miraton projektligjin e Trump

3. Arianna Huffington: “Dështimi është një gur drejt suksesit”

Image result for Arianna Huffington

Ekzistojnë shumë fjalë dhe intervista të mençura të shprehura ndër vite nga Arianna Huffington, por ne shkëputëm një prej tyre që ajo e dha për Thrive Global përpara tre vitesh.

“Nëna ime vazhdimisht më thoshte kur isha adoleshente se dështimi nuk është e kundërta e suksesit, është një gur drejt suksesit. Unë sot mendoj se ajo realisht shijonte çdo herë të dështimeve të mia gjatë rrugës drejt suksesit”, përfundon ajo.

4. Beyoncé: “Ju kurrë nuk jeni shumë të mirë për të humbur”

Image result for beyonce

Sipas fjalëve të Beyoncé: “Realiteti është ky! Ju duhet të humbni. Dhe nuk je kurrë shumë e mirë për të humbur, nuk je kurrë shumë e madhe për të humbur, nuk je kurrë shumë i zgjuar për të humbur, kjo ndodh. Dhe ndodh kur duhet të ndodhë. Dhe ju duhet të përqafoni ato gjëra”.

5. Oprah: “Ju do të pengoheni”

Image result for oprah

“Nuk ka rëndësi se sa larg apo në çfarë vendi mund të rriteni”, tha Oprah në 2013-ën në fillim të leksionit që ajo po mbante në Harvard.

“Në një moment, ju jeni të detyruar të pengoheni. Nëse vazhdimisht e shtyni veten më lartë dhe më lartë, ligji i mesatareve parashikon që në një moment do të bini. Dhe kur e bëni këtë, unë dua që ju të mbani mend këtë: Nuk ka diçka më të pashmangshme se dështimi. Dështimi është vetëm një gjë që na ndodh në jetë dhe përpiqet të na zhvendosë në një drejtim tjetër”.

6. Vera Wang: “Zgjidhe veten dhe fillo përsëri”

Image result for vera wang

Stilistja e famshme Vera Wang ndoqi një karrierë si një patinatore akulli përpara se t’i hynte modës.

“Kur bie poshtë, gjë që duhet ta bësh nëse dëshiron të mësosh të jesh patinator e ngre prapë veten tënde dhe fillon përsëri nga fillimi”, tha Wang për Business of Fashion në 2013-ën. “Ju nuk duhet të lejoni që asgjë t’ju pengojë”.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV