A e keni menduar si shkojnë në tualet astronautët?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shkosh në hapësirë duhet të jetë shumë interesante apo jo? Udhëton me një raketë të madhe, eksploron universin, mund të shohësh gjëra që më parë as i ke ëndërruar, duke shkuar atje ku askush nuk ka shkuar më parë…

Ndërsa sistemi diellor mund të jetë frikësues, edhe në hapësirë duhet të kryhen nevojat e zakonshme të një njeriu. Të tilla si të shkoni për të fjetur, të ushqeheni, të pini dhe të shkoni në tualet.

Nga këto tre gjëra, ne mendojmë se të shkosh në banjë tingëllon si gjëja më e vështirë për t’u bërë, veçanërisht me gravitetin zero dhe deri më tani ndoshta as nuk keni dashur të mësoni se si astronautët shkojnë në banjë.

Kjo është arsyeja pse duhet të falenderojmë shkrimtaren fituese të çmimit “Mary Robinette Kowal”, e cila me anë të librit “Zonja Astronaute’ i ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve që na ngjallin kureshtjen të gjithëve.

Ajo ka thënë: “Kur u propozua programi ‘Mërkuri’, mjekët ishin të shqetësuar se njerëzit nuk do të mund të urinonin dot apo të gëlltisnin pa ndihmën e gravitetit. E megjithatë, ata ende bënin plane për të dërguar një njeri në hapësirë.

Kur Alan Shepherd u bë njeriu i parë amerikan që hyri në hapësirë, ishte planifikuar të ishte një mision 15- minutësh. Por askush nuk mori në konsideratë nevojën e tij për të urinuar.

Më vonë ata e zgjidhën këtë problem duke krijuar një palë mbathje mbështjellëse që ngjanin më së shumti me një prezervativ. Në teori dukej si një ide e mirë, por kur astronautët e vërtetë i përdorën, mbathjet ngriheshin sipër dhe kështu ata e gjetën vetën me urinë gjithandej nëpër pantallona.

Lexo edhe :  Në këtë qytet duhet të merrni leje për të veshur taka të larta!

Gjatë Apollo13, të gjithë ata që kanë parë filmin e dinë që Fred Haise u sëmur. A e di njeri pse ?

Ai urinoi me kostum veshur dhe nuk e hoqi atë për orë të tëra. Haise mori infeksion urinor dhe në veshka. Epo, mund të kishte përfunduar edhe me keq…

Më në fund, një dekadë më vonë, NASA vendosi të dërgojë gratë në hapësirë. Tani ata duhet të mendojnë për një mënyrë se si të urinojnë femrat në hapësirë. Kështu ata krijuan “MAG”(veshjen me absorbim maksimal).

Fakte qesharake:

1. Kur astronautja Sally Ride po përgatitej për të shkuar në hapësirë, inxhinierët e NASA-s e pyetën atë nëse i mjaftonin 100 tamponë për një javë. Ajo e habitur tha që 50 ishin mëse të mjaftueshëm.

2. Ereksionet në hapësirë? Zyrtarisht nuk ka ndodhur kurrë. Sidoqoftë, sipas Mike Mullane në librin e tij, “Riding Rockets”, ai u zgjua shumicën e mëngjeseve në anije me “mikun e tij prej druri”. “Unë kisha një ereksion kaq të fortë dhe të dhimbshëm. Mund të kisha shpuar nëpër kryptonitet.”/Fjala.al/Përshtati:Kamela Liko/ Burimi:The Indipendent

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV