E pabesueshme/ Prishet miqësia Bes Kallaku-Ermal Mamaqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi e kanë nisur bashkë karrierën e tyre tek Portokallia dhe në tërë këto vite ata janë shfaqur gjithnjë si shokë të mirë.

Por, u desh një koment i Bes Kallakut në “Shiko Kush Luan”, për ta vënë në diskutim se sa reale ka qenë kjo miqësi.

“Ermali bën biznes kurse unë bëj komedi. Suksesi i atij filmi nuk ka ardhur nga askush tjetër vetëm prezenca e Rezit e ka çuar filmin deri në Kanë… deri në Kamëz”, u shpreh Besi në emisionin e Luana Vjollcës.

Etiketimi si biznesmen nuk është se nuk i ka pëlqyer Ermalit, por fakti që e ka ulur si humorist duket se e ka prekur.

Një një reagim të gjatë ai shprehet se nuk po bën asgjë të keqe dhe se nuk po shet drogë, duke shprehur edhe indinjim në postimin e tij.
Bes Kallaku e quajti biznesmen, reagon Ermal Mamaqi:S’po shes drogë, ai…

Pas postimit të Ermalit, ka ardhur edhe kundërpërgjigja e Bes Kallakut, i cili sqaron se është habitur nga reagimi i Ermalit, të cilit ia kishte sqaruar më parë atë çfarë kishte thënë.

Gjithashtu, ai sqaron edhe se i kishte kërkuar falje Encës, për atë çfarë kishte thënë.
Bes Kallaku e ka me Encën: Bën për “ballkon”/ Reagon ashpër këngëtarja

Postimi i plotë i Bes Kallakut
Meqe u bo kaq e madhe, pa asnje qellim te keq nga ana ime. E meqe edhe mu po me shkruj yyyyyyy ca kishte shkrujt Ai ashtu per ty e ca kishte thon per ty.
2 sqarime te vogla. Ences i kerkova ndjese per batuten direkt sa kishte dale ne portale. Por zgjodhi kte menyren tjeter te pergjigjes. Mgjs e vlersoj personalisht per cfare ka arritur dhe skam pas kurre asgje me te e me askend.

Lexo edhe :  "Po çlodh kockat e mia para se të shkoj 30", Dua Lipa pushon në Shqipëri

E dyta, shokut tim Ermalit kete batuten “un kam qef me bo humor kurse Ermali do me bo biznes” ja kam thene ne emisionin e tij “Xing” kur isha i ftuar edhe pse e preu ne montazh. Kete heren e dyte, kemi folur ne tel 1 dit pasi ishte regjistruar “Shiko kush luan” edhe i kam thene ne tel, o lok thashe kete gje per ty, je me i mire se un ne biznes por jo me humorist une. Me te qeshur dhe urime mbyllem tel me njeri-tjetrin.

Tani kur gjerat shiten sikur nuk dihen edhe po i degjojm per here te pare kjo me vret. Ne krejt karrieren time skam bere asnje hap duke ofenduar kend, duke kerkuar pritagonizem ne “skandale” portalesh apo duke mohuar punet e te tjereve. As nuk dua te konkuroj me askend, ne fund publiku eshte ai qe jep vlersimin. Suksese secilit ne punen e tij sepse as nuk e mendova qe behej nje vorbull e tille. Kushdo qe do ta shfrytezoje kete gje per ti shtuar kureshtjen punes se tij mbare i shkofte edhe u befte me i madh se Zamiri e Vasili. Respekt.

Un dua ti ngjaj Ijes time dhe dua te jem gjithmone Besi qe jam. Qellimi im eshte te mbajm sa me gjate Qendren Vullnetare ne Bubq ku kemi fiks 30 dite qe me shpirt mundohemi per ti sherbyer bashkfshatareve te mi pas asaj fatkeqsie. Zoti ju rujt

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV