Fundviti, 4 këshilla se si mund të ulni stresin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk po ndiheni edhe aq të lumtur këtë periudhë të vitit? Nuk jeni vetëm. Për shumë njerëz, festat e fundvitit sjellin po aq stres sa edhe gëzim. Por ka mënyra se si mund ta ulni këtë stres.

Gjëja më e mirë që mund të bëni është që ta sillni vëmendjen tuaj në të tashmen. Vetëm stresoheni kur mendoni më shumë për të shkuarën dhe të ardhmen sesa për të tashmen.

Por, disa këshilla më praktike janë:

Pranoni papërsosmëritë

Kur fillojmë të bëhemi gati për festa, shpesh krijojmë shumë pritshmëri për veten tonë dhe pastaj mërzitemi nëse gjithçka nuk shkon sipas këtyre pritshmërive.

Para se të filloni përgatitjet, kini parasysh se jo çdo gjë do të shkojë fiks ashtu si e keni planifikuar në mendjen tuaj. S’ka problem edhe nëse nuk është gjithçka perfekte, e përsosur. Papërsosshmëria është normale. Për disa nga ne mund të duhet vetëm pak praktikë.

Mos humbisni fokusin e asaj që është e rëndësishme

Kjo periudhë e vitit mund të jetë e rrëmujshme, me radhë të gjata e trafik të rënduar. Nëse jeni të stresuar nga gjithë kjo, pyesni veten:

Çfarë rëndësie ka kjo në skemën e madhe të gjërave? Edhe pse ky moment që po pres në radhë ose trafik është stresues, mund të bëj diçka që të jetë më pak i tillë, ose ta kthej në një moment reflektimi? Sigurisht.

Mendoni për çdo gjë të mirë që ka ndodhur atë ditë, ose bëni një listë në mendjen tuaj të gjërave për të cilat jeni mirënjohës.

Përgjigjuni me mirësi

Nuk mund ta ndryshoni mënyrën se si sillen të tjerët këtë periudhë festash, por mund të ndryshoni mënyrën se si i përgjigjeni situatave. Kini parasysh që festat e fundvitit janë veçanërisht të vështira për ata që janë vetëm. Mundohuni të bëni diçka të mirë për ata që njihni dhe që do i kalojnë festat pa njerëzit e tyre afër. Nëse tensionoheni më dikë, merrni frymë thellë dhe mundohuni të jeni sa më të qetë e me mendje të qartë.

Lexo edhe :  Jenghis Khan dhe migrimet e mëdha që formësuan historinë e Evropës

Rimendoni vendimet që keni marrë për ndryshimet që do bëni vitin që vjen

Shumë njerëz bëjnë një listë ndryshimesh që duan të bëjnë për vitin që vjen. Kjo në fakt është diçka e mirë, por në mënyrë që këto gjëra të arrihen me sa më pak stres, ndiqni këto këshilla:

Filloni me gjëra të vogla. Ndajeni qëllimin që i keni vënë vetes në hapa më të vegjël nëse është e mundur. Për shembull nëse keni si qëllim humbjen e peshës, nuk ka nevojë që kjo të jetë drastike, mund ta bëni atë gradualisht.

Tregohu i mirë me veten. Nëse nuk e keni arritur një qëllim që i keni pas vënë vetes, mos u tregoni shumë kritikë, hiqni dorë nga negativiteti drejt vetes dhe mendoni mënyra të tjera se si mund ta arrini atë.

Burimi: Johns Hopkins Medicine/Shëndeti

Të fundit

Juventus mendon rikthimin e bujshëm në mesfushë

Jonathan Rowe dhe Adrien Rabiot u përfshinë në një përleshje mes tyre në dhomat e zhveshjes, pas humbjes në...

Pallati i konfiskuar, Rama i rikthehet akuzave ndaj gjyqtarit Balliu

Gjyqtari Hazbi Balliu është rikthyer sot në qendër të vëmendjes dhe kritikave të kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale shefi i qeverisë...

Udhëheqësit evropianë sillen si lypës përballë një Trump-i të gjithëfuqishëm

“Shushurima” e NATO-s ndaj Trump-it ka qenë jetike për Ukrainën – por Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini kanë kanalin e tyre të veçantë. Rafael Behr Një...

Ndryshime në administratë, pakësohen institucionet e varësisë

Nga ministritë e drejtoritë te agjencitë apo entet, bashkë me institucionet e pavarura kushtetuese.. qeveria propozon ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike. Ministri...

Grabiste motorë në seri, policia greke arreston shqiptarin minoren

Policia greke ka arrestuar një 16-vjeçar shqiptar pasi akuzohet për vjedhjen e të paktën 10 motorëve përgjatë sezonit veror. Në pranga ka rënë edhe shoku...

Lajme të tjera

Web TV