Rusëve i’u ndodh “fatkeqësia” këtë fundvit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia nuk mund të ambientohet dot me motin e mirë që ka rënë këtë fundvit. 2019 është absolutisht dhjetori më i ngrohtë që nga viti 1886 dhe kjo ka krijuar konfuzion te rusët.

Autoritetet e Moskës janë munduar që të mbajnë “çoroditjen” e popullsisë në kontroll, duke hedhur borë artificiale në qendër të qytetit. Kjo ka ndryshuar disi emocionet e qytetarëve, të cilët janë mësuar vazhdimisht me temperatura të ulëta që në vjeshtë.

Komentet lidhur me borën artificial të Moskës kanë qenë nga më të ndryshmet. Disa mendojnë se me buxhetin e Moskës mund të blihet gjithçka, duke përfshirë edhe dimrin. Ndërkohë që të tjerë e kanë lidhur këtë fatkeqësi të mungesës së dimrit me ngrohjen globale.

Dimri dhe temperaturat e ulëta ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Rusisë. Ka qenë dimri i egër dhe vodka ruse e cila ka bërë që të mposhtet Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai ishte padyshim dimri, i cili ndryshoi gjithë historinë e njerëzimit. Hitleri dhe Stalini e panë Moskën si një betejë të gjatë, e cila u luftua për një periudhë prej rreth 200 ditësh, nga 30 shtatori 1941 deri më 10 prill 1942. Hitleri e quajti atë “Operacioni Tajfun”. Numri i trupave të përfshira në të ishte 7 milionë ushtarë, sa dyfishi i atyre në Stalingrad. Ndërsa humbjet 2.5 milionë ushtarë, qenë më shumë se dyfishi i atyre në Stalingrad./Fjala.al

Të fundit

“Ligji nuk është mbi Zotin”, famullitari i Shkodrës: Banorët u mashtruan

Në meshën e së dielës në Shkodër, famullitari Dom Vlash Palaj ka mbajtur një mesazh të fortë në lidhje...

Sondazhi: Shumica e europianëve duan rikthimin e Anglisë në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica...

Rriten helmimet nga alkooli, të rinjtë e përziejnë me drogën

Vera shton festat e bashkë me to dhe konsumin e alkoolit. Abuzimi me sasinë dhe përziera me substanca narkotike ka shtuar dhe...

E kritikoi Rama, Ermal Dredha “pastron” qytetin: Kishin zënë gjysmën e hapësirës

Një ndër qytetet për të cilat kryeministri Edi Rama nuk kurseu kritikat ishte qyteti bregdetar i Vlorës. Përpos kërkesës për dorëheqje të drejtorëve të Bashkisë...

Hëna e Plotë e Korrikut – Kur qielli pasqyron natyrën tokësore

Një cikël të lashtë sa vetë koha. Por kur Hëna e Plotë e korrikut ngjitet në qiellin veror, ajo nuk është vetëm një disk...

Lajme të tjera

Web TV