FOTO/ “Prite n’shesh”, atmosfera festive në Prishtinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve dhe në çdo kryeqytet të botës janë duke u bërë përgatitjet e fundit për të pritur Vitin e Ri.

Ashtu siç ndodh gjithmonë sheshet kryesore të qyteteve e kryeqyteteve zbukurohen e përshtaten me atmosferën festive.

Dy kryeqytetet tona, Tirana dhe Prishtina, prej disa javësh kanë veshur ngjyrat e festave dhe kanë pritur qytetarët që t’u bashkohen. Mirëpo të presësh ndërrimin e viteve në shesh së bashku me mijëra bashkëkombas të tu është shumë e bukur.

Në sheshin kryesor të Prishtinës, “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, është vendosur një slogan që fton të gjithë qytetarët, që ndodhen në kryeqytetin e Kosovës në natën e ndërrimeve të viteve, që të bashkohen atje.

“Prite n’shesh”, shkruhet në hyrje të sheshit, ku është vendosur edhe numri 2020 që nënkupton vitin që po vjen. Megjithatë atmosfera festive ndihet në të gjithë Prishtinën me dritat dhe zbukurimet e vendosur, por sikur të mos mjaftonin këto elemente flokët para të dëborës e bëjnë kreqytetin e Kosovës të duket akoma më magjik në këtë fundvit./Fjala.al/ Përgatiti: Katerina Tafa/

Të fundit

7 korrik 1865 – Ekzekutimi i komplotistëve në vrasjen e Abraham Linkolnit

Më 7 korrik 1865, vetëm tre muaj pas vrasjes tronditëse të Presidentit Abraham Lincoln, katër prej personave të përfshirë...

Moti i keq ‘godet’ Italinë veriore/ Alarm në 12 rajone

Pas ditësh me temperatura përvëluese, një stuhi goditi Italinë veriore pasditen e së dielës, duke shkaktuar një viktimë në Milano dhe dëme të shumta...

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Lajme të tjera

Web TV