Librazhd, 10-vjeçari plagoset nga shpërthimi i një kapsolle

Ende pa mbërritur ora e ndërrimit të viteve shënohet incidenti i parë nga mjetet piroteknike.

Një fëmijë i moshës 10 vjeç në Librazhd është plagosur nga shpërthimi i fuqishëm i një kapsolle.

Mësohet se i mituri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se i mituri ka pësuar dëmtime serioze në duar , bark dhe fytyrë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes  dhe ka mbledhur të gjitha provat e gjetura aty si dhe ka marrë në pyetje disa persona që kanë qenë të pranishëm për rreth vendit ku ndodhi shpërthimi i kapsollës.