Tërmeti/ Banorët e Thumanës paralajmërojnë grevë urie, PD i mbështet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka vazhduar angazhimin e saj politik edhe një ditë para Vitit të Ri, pasi ka dërguar të deleguarit e saj në Thumanë në mbështetje e të prekurve ndaj tërmetit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe ish-deputetët Albana Vokshi, Lindita Metaliaj dhe Gent Strazimiri, u takuan me përfaqësues të mbi 100 familjeve të Thumanës, të cilët kanë paralajmëruar nisjen e një greve urie.

Kjo grevë pritet të zhvillohet në kuadër të kundërshtimit të vendimit të qeverisë se banorët duhet të dalin nga hotelet deri në 3 janar dhe për të gjetur shtëpi me qira.

Gazment Bardhi  garantoi banorët e revoltuar me vendimin e qeverisë për t’i nxjerrë jashtë hoteleve pa siguruar shumën minimale për një shtëpi me qira, se opozita do të jetë zëri i tyre.

“Edhe unë në varfëri jam rritur, njësoj si fëmijët tuaj, prindërit aq mundësi sa kanë pasur, aq na kanë ofruar, por kemi mbijetuar. Ajo që kërkojnë fëmijët tuaj nuk janë lodrat, është shtëpia. Dy gjëra kanë të rëndësishme njeriu në jetë: jetën dhe falë Zotit jemi gjallë, dhe pronën, banesën. Tërmeti real për ju fillon tani. Ju garantoj sa herë të keni nevojë që zëri juaj të dëgjohet, shqetësimet tuaja të dëgjohen ne do të jemi përkrah jush. Ju në rrugë të madhe nuk mund të nxirreni dot.”- u shpreh zoti Bardhi./Fjala.al

Të fundit

FOTO HISTORIKE/ Fillimet e një gjeniu të muzikës shqiptare, Prenk Jakova

Në foto Prenk Jakova së bashku me vëllain e tij,Dedën, më 1920. Më 27 qershor 1917, ne qytetin e Shkodrës...

Shkencëtarët nisin epokën e re/ ADN-ja njerëzore po krijohet në laborator

Ky projekt është vetëm hapi i parë drejt një epoke ku sëmundjet mund të parandalohen dhe trajtohen në nivelin më të thellë: kodin tonë...

Non gratën Berishës as ia ka bërë Soros, as ia heq dot La Civita

Nga Preç Zogaj Akti i Tramp për Ballkanin Perendimor tregon se rreziku shqiptar për sigurinë kombëtare amerikane është akoma në veprim - Gjatë kësaj jave u...

Parlamenti mblidhet në 3 korrik, pritet miratimi i ligjit për bashkëpronësinë

Në 3 korrik do të mbahet seanca e fundit parlamentare e kësaj legjislature ku pritet të miratohet ligji për bashkëpronësinë. Ndërkaq shtatori nuk do...

Nuk i ndaloi postbllokut, policia qëllon me armë drejt të riut! Detajet nga ngjarja

Policia ka qëlluar me armë drejt një të riu, i cili lëvizte me makinë, pasi nuk i ndaloi postbllokut. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në...

Lajme të tjera

Web TV