Gjyqtari Vladimir Skënderi ka marrë vendimin për lirimin nga burgu të personit të cilit i shpëtoi atentatit të qershorit 2019 në Durrës, Bashkim Haxhia.
Rikujtojmë se dy persona të armatosur me automatikë kallashnikovë qëlluan me breshëri mbi 45 plumba, në drejtim të dy anëtarëve të bandës së Durrësit, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj me të cilët ishte shoqëruar Bashkim Haxhia.
Dervishaj njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe Lulzim Berishës, por kohët e fundit marrëdhëniet e tyre shoqërore dyshohet, se janë ftohur.
Gjyqtari Vladimir Skënderi, i cili ka shqyrtuar provat e prokurorisë së Durrësit, ka marrë vendimin që t’i zbusë masën e sigurisë Bashkim Haxhisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Ai vlerësoi disa raporte mjekësore të paraqitura nga avokatët mbrojtës, të cilat tregonin se Bashkim Haxhia vuan nga një sëmundje kardiake dhe qëndrimi i gjatë në burg, mund t’i sjellë komplikacione të vazhdueshme me zemrën, duke i rrezikuar jetën./Fjala.al