Njihuni me vendin e parë në botë me transport publik falas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luksemburgu bëhet vendi i parë në botë ku transporti publik do të jetë falas, duke filluar që nga 1 marsi i këtij viti. Ky vendim i autoriteteve të e Luksemburgut është marrë në mënyrë që të ulet numri i veturave nëpër rrugë të këtij vendi, dhe në  plan afatgjatë të ulë emetimin e gazrave të dëmshëm.

Kryebashkiakja e Luksemburgut, Lydieja Polfer ka shprehur pakënaqësinë që vjen nga shfrytëzimi i transportit publik, ndaj dhe heqja e kësaj tarife do të shtonte përdorimin e tij.

“Numri i njerëzve që shfrytëzon transportin publik nuk është në nivelin që dëshirojmë, prandaj kemi vendosur që ai të jetë falas. Shpresojmë që kjo të jetë një nga arsyet që njerëzit ta shfrytëzojnë më shumë transportin publik”, -deklaroi Lydieja Polfer.

Transporti publik deri më tani ka qenë pa pagesë ditën e shtunë dhe në disa ditë të tjera të caktuara. Autoritetet e Luksemburgut po ashtu kanë vendosur që deri në fund të vitit 2020 i gjithë transporti me autobusë në vend të jetë i bazuar në elektroenergji./Fjala.al

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV