Elita Rudi, ja çfarë urimi i bën Gjikos

Këngëtari i njohur Gjiko ditën e sotme ka ditëlindjen. Sigurisht, në një ditë të tillë nuk mund të mungonte urimi i bashkëshortes së tij Elita Rudit. Në instagramin e saj ajo poston një foto duke u puthur me Gjikon dhe shkruan:

“Happy birthday to the man of my life, king of my castle and the mate of my soul!! We love you  so much!”

“Gëzuar ditëlindjen mashkulli i jetës time, mbreti i kështjellës time dhe miku i shpirtit tim. Të duam shumë”

Elita Rudi dhe Gjiko kanë një djalë së bashku ndaj urimi i saj, kur i thotë Gjikos “të duam shumë” është edhe në emër të djalit të tyre.

Ata duken shumë të lumtur së bashku dhe janë ndër çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar. Asnjëherë nuk janë komentuar për lajme “Gossip” dhe gjithmonë kanë pas një dashuri të qetë!

I urojmë këngëtarit: “Gëzuar ditëlindjen dhe sa më gjatë në muzikën shqiptare”

Përgatiti: Enkeleda Fishekaj