Legjenda e Formula 1, Majkëll Shumaker feston sot ditëlindjen e 51-të në krevat, ashtu siç ka ndodhur këto gjashtë vitet e fundit.
Sportisti më i njohur në të gjithë botën u aksidentua gjatë skijimit në Meribel më 29 dhjetor të vitit 20113, ngjarje nga ku kampioni shtatë herë i botë kaloi në gjendje kome.
Gjendja shëndetësore e tij nuk dihet ende e saktë, pasi familjarët e Shumaker janë munduar ta mbajnë atë shumë sekrete dhe larg medieve e publikut.
Pak ditë më parë bashkëshortja e pilotit komunikoj për të gjithë se gjendja e Shumaker është e qëndrueshme dhe se shpresat janë të mëdha, duke mos dhënë detaje më konkrete.
Majkëll Shumaker u bë i famshëm si pilot i skuderisë italiane të Ferrarit në Formula 1, ku fitoi edhe 5 kampionate të një pas njëshëm, ndërsa më parë kishte marrë çmimin “Mild Seven Benetton Ford” dhe “Mild Seven Benetton Renault”./Përgatiti: Fjala.al/