Gjata: Rama shpërndan 150 mln $ për oligarkët, ja sa shkojnë për check up

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë duke thënë së në buxhetin e 2020-tës, 150 milionë dollarë shkojnë për pagesa për 10 oligarkë.

Në një deklaratë për median, Gjata thekson se  kryeministri i Rama i dhuron financueses së PS-së Vilma Nushi, 8.5 milion euro me koncesionin e check up-it.

Zyrtari i PD-së deklaron se Vilma Nushi është paguar për 580 mijë kontrolle të pakryera.

“Për Edi Ramën rëndësi ka pasurimi i paligjshëm i një grupi oligarkësh, me të cilët po grabit paratë dhe pasuritë e tjera të vendit”, deklaroi Gjata ndër të tjera përpara gazetarëve.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR ÇËSHJTJET LIGJORE, ÇLIRIM GJATA

Përshëndetje të nderuar qytetarë!

Duke ju uruar një vit të ri të mbarë, me sa më pak probleme për ju dhe familjet tuaja, urimi për largimin e qeverisë dhe  kryeministrit që drejton vendin është i pashmangshëm.

Arsyeja që na bashkon në këtë urim të fillimvitit është e thjeshtë: Edi Rama dhe qeveria e tij vjedhin shqiptarët për të pasuruar oligarkët, klientët dhe financuesit e  tyre.

Buxheti 2020 me 150 milionë dollarë pagesa për 10 oligarkë nuk është prova e vetme se motivimi kryesor i qeverisjes së Edi Ramës  është vetëm zhvatja dhe grabitja e qytetarëve  për interesa korruptive.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Edi Rama i ka dhuruar financueses së e fushatës së tij elektorale, Vilma Nushi, 8,5 milionë euro përmes kontratës korruptive të koncesionit të check up-it.

Një raport i dhjetorit për koncesionet i Ministrisë së Financave, konfirmon se për 3 vitet e para të lidhjes së kontratës së dështuar dhe korruptive të check up-it, mikesha dhe financuesja e Edi Ramës është paguar për 580 mijë kontrolle të pakryera. Fatura që shqiptarët kanë paguar për të pasuruar oligarken dhe kryeministrin është 8.5 milionë euro.

Lexo edhe :  Rama ironizon opozitën:S’është koha për të lozur me fatin e Shqipërisë duke djegur votën

Partia Demokratike e ka denoncuar që prej fillimit këtë kontratë korruptive të miratuar nga qeveria e Edi Ramës, sipas të cilës financuesja e Partisë Socialiste duhet të paguhet nga paratë e shqiptarëve për 475 mijë kontrolle në vit, pavarësisht numrit shumë  më të ulët që realizohet në të vërtetë.

Janë 8.5 milionë euro , të cilat, në vend t’i bëheshin dhuratë për të pasuruar  një prej oligarkëve të Edi Ramës, mund të ishin përdorur për të zbutur varfërinë në  vend. Me 290 mijë shqiptarë që ushqehen vetëm 1 herë në ditë, 8.5 milionë euro vjedhje vetëm me 1 koncesion, janë mesazhi më i qartë se qeveria e Edi Ramës nuk ka prioritet mirëqenien e shqiptarëve, nuk ka prioritet rritjen e pagave dhe pensioneve, nuk do t’ia dijë për mbylljen e vendeve të punës. Për Edi Ramën rëndësi ka pasurimi I paligjshëm i një grupi oligarkësh, me të cilët po grabit paratë dhe pasuritë e tjera të vendit.

Partia Demokratike është e vendosur t’i zhbëjë këto skema vjedhjeje. Sapo të kemi besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendin me votë të lirë e të ndershme, Partia Demokratike do të anullojë çdo koncesion dhe projekt korruptiv që grabit shqiptarët.

Plani ynë për të orientuar paratë e shqiptarëve për mirëqenien e tyre është e vetmja rrugë për daljen nga kriza ekonomike dhe për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Që të realizohet ky plan dhe Edi Rama të mos vjedhë me çdo firmë 8.5 milionë euro, na duhet që, së bashku, ta largojmë sa më shpejt  qeverinë e tij kampione të korrupsionit.

Të fundit

Frika nga tërmetet në Santorini, largohet 2/3 e popullsisë

Dy të tretat e 16,000 banorëve të Santorinit janë larguar pas lëkundjeve sizmike të vazhdueshme që kanë tronditur ishullin...

Si ta provoni telefonin inteligjent Android nga vjedhjet me tre veçori të reja

Shpesh, në gjysmë të rrugës mes naivit dhe romantikës, ne ende e quajmë atë një "celular", sikur funksioni kryesor i shoqëruesit tonë (gjithashtu) besnik...

Cilët janë faktorët që kanë rënduar skemën e pensioneve?

Kryeministri Rama ka njoftuar sot reformimin e skemës së pensioneve, në përpjekje për të rritur pensionet, “teksa kolapsi i vitit 2014”, siç ai e...

“Trump s’ka kohë për mua”, Berisha pranon se non grata “do kohë të hiqet”

Udhëtimi i pari jashti shtetit pas shumë kohësh duket se ka rimbushur me energji Sali Berishën. “Udhëtimi im, drejt Berlinit ishte udhëtim drejt fitores. Presim...

Një Kosovë, i njëjti Grenell, por Trump tjetër

Nga Frrok Çupi Për tre ditë, këtë të diele, në Kosovë mbahen zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare. Kosova i bën këto zgjedhje në kushtet e gjysmë- izolimit...

Lajme të tjera

Web TV