Sulmohet ambasada e Malit të Zi në Beograd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ndeshjes me Bayernin në basketboll , mbrëmjen e djeshme 5,000 mbështetës të ekipit të Crvena Zvezdës protestuan përpara ambasadës malazeze në Beograd për të mbështetur serbët në Malin e Zi për ligjin e kaluar mbi lirinë e fesë.

Para ambasadës malazeze protestuesit  kënduan këngë të drejtuara kundër Milo Gjukanoviç në mbështetje të serbëve në Mal të Zi.

Në një moment, njëri nga protestuesit, ndezi një mjet dhe tentoi të djegë flamurin malazez që ishte në ambasadë.

Partia Demokratike ka reaguar pas sulmit në orët e vona të natës ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Bograd, duke e cilësuar si një akt që kërcënon seriozisht stabilitetin e Ballkanit.

DEKLARATA E PLOTË:

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është vënë në epiqendër të sulmeve ambasada e Malit të Zi në Beograd. Përveçse një akt i rëndë, shqetësim sjellin raportimet se në përbërje të turmave dhe në drejtim të tyre kanë qenë grupe dhe eksponentë radikalë me të shkuar kriminale, shumë prej tyre pjesë e forcave paramilitare serbe, që kanë kryer masakra gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Etja e pashuar e qarqeve në Beograd për dominim kërcënon seriozisht stabilitetin e Ballkanit. Përpjekja e përsëritur për të destabilizuar Malin e Zi synon gjithashtu, të devijojë dhunshëm orientimin euroatlantik të këtij vendi.

Kjo veprimtari tejkalon konfliktet ballkanike dhe përbën një akt të hapur provokimi ndaj NATO-s, BE-së dhe paqes e stabilitetit në rajonin tonë.

Partia Demokratike e Shqipërisë mbështet plotësisht orientimin euroatlantik të Malit të Zi, mbështet vendimet e institucioneve të zgjedhura të këtij vendi në konsolidimin e sovranitetit të shtetit.

Është e papranueshme heshtja e qeverisë së Tiranës lidhur me këtë situatë të rënduar në Mal të Zi. Kreu i kësaj qeverie ka zgjedhur të mbyllë gojën përballë këtij përshkallëzimi të rrezikshëm të Beogradit kundër stabilitetit dhe sovranitetit të Malit të Zi.  Kjo heshtje bëhet edhe më e rëndë, kur Shqipërisë i është lënë në dorë kryesimi i OSBE-së, organizatës që motiv të ekzistencës ka sigurinë dhe standardet demokratike te bashkëjetesës.

Lexo edhe :  20 qershor 1967/ Nikol Kidman, eleganca e një ylli që lindi në Paqësor

Partia Demokratike u bën apel organizmave ndërkombëtarë që të monitorojnë me vëmendje këtë situatë krize, të nxitur nga forca e vullnete që kërkojnë devijimin e Malit të Zi dhe krejt rajonit nga kursi euroatlantik, i përcaktuar nga vullneti i lirë qytetarëve të saj, drejt një kursi të kundërt, të dëmshëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, të imponuar nga vullneti i klikave të korruptuara, antidemokratike, me joshje totalitariste./Fjala.al

Të fundit

Irani fut në sherr Donald Trump me shefen e Inteligjencës amerikane

Në bordin e Air Force One të hënën vonë në mbrëmje, pasi u largua me nxitim nga takimi i...

Plazhi është ilaç kur përdoret me mençuri, jo si garë për nxirje! Dëmi i vitaminës D

Nga Altin Joka Plazhi të jep jetë… por edhe helm – nëse nuk e kupton trupin tënd. ❶ Vapa nuk të dehidraton vetëm nga djersa –...

SHBA/ Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut

Gjuha shqipe është shpallur zyrtarisht si një nga gjuhët e përdorura për komunikimet shkollore nga Departamenti i Arsimit të Qytetit të Nju Jorkut. Lajmi u...

Kauzat e mëdha të PD-së bien nga lidershpi i vogël!

Nga Sebi Alla Në dy daljet e fundit në konferenca shtypi, kryetari i PD-së Sali Berisha ngjau disi i dorëzuar në atë që e ka...

Konflikti mes Iranit dhe Izraelit, reagon Presidenti Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim në forumin e Shën Petersburgut dhe ka folur për konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Sipas mediave...

Lajme të tjera

Web TV