Irani vë shënjestër 35 objekte amerikane, të mundshme për sulme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 35 objektiva amerikanë, të cilat janë targetuar si pika hakmarrëse të mundshme”, deklaroi komandanti i Rojeve në provincën jugore të Kerman në Iran, Gholamali Abuhamzeh.

Grup islamik politik “Hezbollah” dhe militantët, ka paralajmëruar gjithashtu ushtarët irakenë të qëndrojnë të paktën një kilometër larg nga bazat ushtarake amerikane.

Abuhamzeh tha se targetet jetike amerikane janë identifikuar ‘shumë kohë më parë’, duke përfshirë anijet në Gjirin Persik, ngushticën e Hormuzit dhe Tel Aviv.

“Ngushtica e Hormuzit është një pikë jetike për Perëndimin dhe një numër i madh shkatërruesish dhe anijesh luftarake amerikane kalojnë atje … rreth 35 targetet e SHBA në rajon, si dhe Tel Aviv janë brenda kapaciteteve tona”, tha ai, sipas Reuters.

Një sulm hakmarrjeje nga Irani mund të shihet brenda disa javësh brenda ose jashtë vendit, tha për ‘Time’ një staf i lartë i kongresit.

“Nuk ka asnjë indikacion se do të ketë përshkallëzim në të ardhmen e afërt. Pyetja e vetme është se sa e keqe do të jetë hakmarrja dhe ku dhe çfarë do të godasë”, tha ai.

Edhe pse lokacionet specifike të 35 objektivave nuk janë zbuluar, Ambasada e SHBA në Bagdad dhe baza ushtarake mund të ishin shënjestra të mundshme. /Fjala.al

Të fundit

Drino çon në Vjosë plehrat dhe ujërat e zeza, institucionet heshtin

Në një kohë kur bota reflekton mbi rëndësinë e ruajtjes së natyrës, lumi Drino, si dega kryesore e lumit...

Gjarpri hyn në Parlament, deputetët ia mbathin nga salla

Parlamenti në Bosnje dhe Hercegovinë është mbyllur për një arsye krejt të pazakontë. Sipas mediave atje, një gjarpër i vogël çoi në ndërprerjen e...

11 maji, rinumërimi i votave do të zgjasë shumë më shumë nga sa mendonit

Ilirjan Celibashi zbuloi se si do të vijojë saga e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Procesi i ankimimeve me vendimet për rinumërime kishte krijuar...

Kandidat për kryetar bashkie në Tiranë? Ja përgjigjja e Ilir Alimehmetit

Ilir Alimehmeti foli sot në lidhje me zgjedhjet, por dhe të ardhmen e tij në politikë, duke qenë se nuk fitoi mandatin për të...

Zgjedhjet e 11 majit, hapen disa kuti edhe në Durrës

Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS u vendosën që të hapen të gjitha kutitë e KZAZ 21 dhe 22 të qarkut Durrës, po...

Lajme të tjera

Web TV