Shkoi në Serbi për të kuruar nënën, kosovari arrestohet për krime lufte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nezir Mehmetaj vendosi që ta çonte në Serbi nënën e sëmurë për t’i bërë analizat, por kur po kthehej në kufi, u ndalua nga doganierët.

Ata i thanë se ishte pjesë e listës “Stop” dhe e shoqëruan në polici.

Mehmetaj është dënuar me 48 orë burg nga Gjykata në Beograd pasi akuzohet për krime lufte.

Kujtojmë së Mehmetaj kishte 25 vite që jetonte në Zvicër, por sëmundja e nënës e kishte kthyer në Kosovë.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i cili e  dënoi arrestimin e tij dhe u zotua se Nezir Mehmetaj do të lirohej.

“Ne e dënojmë arrestimin e shtetasit kosovar Nezir Mehmetaj nga policia serbe dhe bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij. Zyra jonë e ndërlidhjes në Beograd është aktive dhe do të marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar lirimin e Nezirit”, ka shkruar Pacolli.

Më tej, kryediplomati ka thënë se Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe menjëherë të ndalojë me përndjekjet politike./Fjala.al

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV