Zbulohen planet për 2020-ën, garë hapësinore për eksplorimin e Marsit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencitë hapësinore në vitin 2020 planifikojnë të dërgojnë robotë eksperimentalë që duhet të udhëtojnë rreth një çerek miliardë kilometra në hapësirë për të studiuar Marsin përpara udhëtimit me njerëz në bord.

NASA po planifikon një mision në korrik për të studiuar një shtrat lumi në Mars, që dikur kishte ujë, në kërkim të shenjave të jetës në formë mikrobesh të lashta të fosilizuara, përpara se të sjellin gurët në Tokë në vitet 2030.

Planet e Kinës për vitin 2020 janë dërgimi i një sonde në Mars dhe një sonde tjetër në orbitën e Marsit.

Kjo zonë testimi pranë Pekinit simulon uljen e një sonde në Mars, ku forca e gravitetit është sa një e treta e asaj në Tokë.

Agjencia Evropiane e Hapësirës dhe ajo ruse Roscosmos, kanë bashkuar forcat për një mision të quajtur ExoMars.

Roboti i tyre është pajisur me një mjet shpimi për të studiuar thellësitë e Marsit. Ekipi është në garë për të qenë gati për inspektimin përfundimtar në prill.

Mund ta imagjinoni se sa të mobilizuar jemi për të zgjidhur problemet e fundit, me të cilat po përballemi”, tha Francois Spoto, anëtar i Misionit ExoMars nga Agjencia Evropiane e Hapësirës.

Në sipërfaqen e Marsit aktualisht ndodhen dy sonda funksionuese dhe gjashtë satelitë.

Deri më tani, vetëm Shtetet e Bashkuara kanë arritur të zbarkojnë me sukses në Mars dhe po operojnë një sondë që ndodhet atje. /Fjala.al

Të fundit

Fundi i një shpirttrazimi: Vincent van Gogh qëllon veten, vdes dy ditë më pas

27 korrik 1890 Leonard Veizi Në muzgjet e fundkorrikut 1890, fusha të arta me grurë përkundeshin nën erën e Auvers-sur-Oise,...

Jashtë kontrollit zjarri në Borsh, turistët dhe banorët në panik!

Borshi po përballet me një situatë shumë problematike për shkak të zjarrit që ka dalë jashtë kontrollit. Ndërhyrjet po bëhen si nga toka, ashtu edhe...

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO?

Rusia tani “po prodhon tre herë më shumë municion brenda tre muajsh sesa e gjithë NATO-ja gjatë një viti”, deklaroi së fundi sekretari i...

Çmimet e bulmetit në Shqipëri janë të katërtat më të shtrenjtat në Europë

Pikërisht pas 2019-s, me uljen e TVSH-së së kreditueshme (nga 20% u bë 6%) prej vitit 2020, konsumatori shqiptar e ka blerë qumështin dhe...

Ndërhyrje restauruese në Kishën e Shpërfytyrimit në Herbel

Një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore po i nënshtrohet një procesi të kujdesshëm restaurimi nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Specialistët...

Lajme të tjera

Web TV