Çfarë ndodhi vërtetë në Shqipëri ditën e tërmetit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 2019 e gjithë bota u godit nga disa tërmete vërtetë të fuqishëm. Siç ishte ai në Malaku të Indonezisë me magnitudë 7.3 ose ai që goditi Loreto-n në Peru me magnitudën 8.0 më 26 Maj te 2019-ës.

Duhet të dimë që fuqia shkatërruese e një tërmeti nuk varet vetëm nga madhësia, por edhe nga thellësia në të cilën ndodh.

Shkencëtarët, të cilët merren me studimin e të dhënave të tërmeteve, kanë thënë që lëvizjet e tokës mund të ndodhin në çdo kohë pa asnjë paralajmërim.

Në 26 Nëntor 2019, në orën 4 të mëngjesit, një tërmet me magnitudë 6.4 goditi veri-perëndimin e Shqipërisë. Epiqendra e të cilit ishte rreth 12 km larg Mamurrasit. Një nga gjërat më shqetësuese ishte që kjo tronditje vazhdoi pa ndërprerje për 30 sekonda gjë që i shtoi akoma më shumë dëmet.

Tronditjet u ndjenë në Mal të Zi, Itali dhe në veriun e Maqedonisë. Ky ishte tërmeti më i fuqishëm në vend në 40 vitet e fundit. Dëmet më të mëdha ishin në Thumanë, ku ndërtesa të plota u shembën dhe shumë njerëz ndenjën nën gërmadha për një kohë të gjatë. Pas vetëm 3 orësh një tjetër goditje e fuqishme u ndje dhe pas saj për ditë me radhë pati rreth 1300 pasgoditje nga të cilat 4 prej tyre ishin me magnitudë 5 dhe 18 të tjera më magnitudë 4 deri 4.9.

Nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 humbën jetën 52 persona dhe u lënduan 3000 të tjerë. Shumë banorë janë akoma të frikësuar se një tërmet tjetër i fuqishëm mund të ndodhë dhe mund të shkatërrojë banesat ku jetojnë. Persona të tjerë që jetojnë në ndërtesa të vjetra janë detyruar të largohen në banesa më të sigurta. Rreth 4000 vetë ishin të përfshirë në shpëtimin dhe ndihmën e njerëzve nën rrënoja, në nevojë për ndihmë shëndetësore ose për strehim.

Ndoshta, duhet të ishte marrë si paralajmërim goditja që kishte ndodhur rreth një orë para. Por ndoshta Shqipëria kishte paralajmërim tërmetin me magnitudë 5.8 që ndodhi në 21 shtator të po këtij viti dhe që dëmtoi 500 ndërtesa dhe shkatërroi fare disa të tjera.

Meqë po flasim për magnitudat e tërmeteve, duhet të kemi parasysh që një tërmet 6.4 ballë është 7 herë më i fuqishëm se një tërmet 5.8 ballë.

Shumë nga ndërtesat në Durrës dhe Tiranë janë tashmë të pabanueshme për shkak të krisjeve te kolonave mbajtëse.

Lexo edhe :  Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës:Të përshëndes nga Uashingtoni Doktor Pazari

A po ndodhin më shpesh tërmetet apo sa vjen e po bëhen më të fuqishëm? Po ky tërmet çfarë kishte të ndryshe?

Mund të themi që aftësitë për të matur apo për të dalluar tërmetet janë përmirësuar dukshëm ndër vite. Disa shkencëtarë pretendojnë që disa tërmete po bëhen më të fuqishëm e më të dëmshëm. Por a është ky rast i tillë?

Tërmetet e fuqishëm ndodhin më rrallë. Që nga viti 1900 kanë ndodhur vetëm 17 tërmete të fuqishëm. Që nga tërmeti me magnitudë 9.3 në oqeanin Paqësor në vitin 2004, duhet të themi që tërmetet janë më të shpeshta.

Aktiviteti i tërmeteve në tokë është i kontrolluar nga lëvizjet e pllakave tektonike të shkaktuara nga gjenerimi i nxehtësisë nga prishja e elementeve radioaktiv në brendësitë planetit tonë. Disa tërmete mund të ndodhin në afërsi të sipërfaqes së tokës. Një goditje e fuqishme kur është më në thellësi e humbet fuqinë derisa del në sipërfaqe.

Tërmeti i datës 26 Nëntor ishte vetëm 10 km larg sipërfaqes së tokës dhe për këtë arsye shkaktonte më shumë dëme.

Studiuesit e kanë paralajmëruar që mund të ketë rritje në numrin e tërmeteve të mëdhenj sidomos në vendet tropikale për shkak të variacionit të shpejtësisë së rrotullimit të tokës. Ky variacion mund të ngacmojë intensitetin e aktiviteteve sizmike. Nga një studim i bërë nga disa shkencëtarë është vënë re një lidhje midis rrotullimit të tokës me tërmetet.

Çfarë lidhje ka rrotullimi i Tokës me tërmetet?

Gjeofizikët mund të masin saktësisht shpejtësinë e rrotullimit të tokës. Një grup ka analizuar çdo tërmet që nga viti 1900 dhe zbuluan që afërsisht çdo 32 vjet ndodhnin më shumë tërmete. Gjithashtu ata zbuluan që çdo 25 deri 30 vjet, toka fillon të rrotullohet me ngadalë dhe kjo zgjat rreth 5 vjet. Askush se ka përgjigjen e saktë për këtë ndodhi, por një hipotezë shpjegon që mund të lidhet me shtresën e nxehtë të metalit të lëngshëm që lëviz poshtë shtresës së ngurtë të planetit.

Shkencëtarët besojnë se kjo bërthamë e jashtme ngjitet me atë shtresë dhe shkakton përçarje. Gjë e mirë është që po i afrohemi fundit të ciklit 5-vjeçar dhe Toka do fillojë të rrotullohet përsëri më shpejt. Ndonëse, ne kemi një avancim të madh në teknologji, tërmeti është katastrofa natyrore më e vështirë për t’u parashikuar./Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

Çmimet e banesave, ekspertët: Do ketë rritje, periferia e Tiranës ka kërkesat më të larta

Tirana ka vijuar zhvillimin e saj galopant gjatë viteve të fundit, duke u shndërruar në një metropol me ritme...

Dekretet Trump dhe ekonomia jonë

Nga Fatos Çoçoli Më 20 janar 2025, në ditën e tij të parë të punës në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi dhjetëra...

Shqipëria bashkëpunim me bankën italiane, Rama: 250 mln euro financim për bujqësinë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka arritur bashkëpunimin me bankën italiane, Cassa Depositi e Prestiti. Ai është shprehur se tashmë, për herë të...

Kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, paraqitet në SPAK

Kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, paraditen e kësaj të premteje (24 janar) është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Memolla akuzohet...

Sot 106-vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit, babait të Pavarësisë së Shqipërisë

Sot më 24 janar shënohen 106 vite nga ndarja nga jeta e babait të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit. Ai vdiq më 24 janar të...

Lajme të tjera

Web TV