Ekzekutimi i gjeneralit iranian, Britania i del në krah SHBA-ve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e gjeneralit të Iranit, Qasem Soleimani, nga një sulm me dron i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka sjell një sërë reagimesh të superfuqive botërore, megjithatë Britania e Madhe kishte qëndruar në heshtje deri më tani.

Ministri i jashtëm britanik, Dominic Raab, e ka quajtur të drejtë ekzekutimin e gjeneralit më të lartë të ushtrisë së Irakut nga SHBA-të.

Ky reagim i Raab sjell një ndryshim të qëndrimit të Mbretërisë së Bashkuar në lidhje më këtë çështje.

Kryediplomati u shpreh se Britani e kupton pozicionin në të cilin ndodhej Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, në momentin që mori vendim për ekzekutimin e gjeneralit iranian dhe shtoi se ishte i detyruar për një mbrojtje të vendit të tij.

Ky reagim i Raab erdhi pas kritikave të sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, i cili deklaroi se Gjermania, Franca e Britania e Madhe nuk kanë qenë mjaftueshëm të dobishme në këtë çështje.

Raab refuzoi që ta dënonte kërcënimin e Donald Trump për bombardimin e 52 caqeve iraniane në rast se Tehrani do të sulmonte asetet e SHBA-ve.

Kryediplomati britanik po ashtu tha se amerikanët janë përpjekur të dërgojnë një mesazh të qartë për Iranin që nuk mund ta vazhdojë sjelljen armiqësore, raporton “Indipendent”./Fjala.al/

Të fundit

Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend (EMRAT)

Partia Demokratike, ka arritur të marrë vetëm në 6 Qarqe dhe vetëm nga një kandidat nga listat e hapura...

“U kërcënua te vendi i punës”/ Paloka publikoi videon e shit-blerjes së votës

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, mbajti sot një konferencë për mediat, nga ku denoncoi se socialistët po kërkojnë t’u mbyllin...

Nesër Samiti i Komunitetit Politik Evropian, në Tiranë zbresin 47 liderë!Zbardhet axhenda

Shqipëria do të kthehet në kryeqendrën e Evropës më 16 maj, kur mbahet Samiti Politik Evropian. 47 liderë nga i gjithë kontinenti do të...

Gara e fortë në Tiranë mes socialistëve, gratë kadidate në ‘luftë’ për 2 mandate

Gara në Qarkun e Tiranës u duk që në fillim se për shpërndarjen e mandateve nuk do të kishte histori. Që prej hapjes së...

Sekuestrohen 30 mijë euro të padeklaruara në Kapshticë, procedohet 66-vjeçari nga Tirana

Shërbimet e Policisë Kufitare në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë goditur një rast të mosdeklarimit të parave në Pikën Kufitare të...

Lajme të tjera

Web TV