Irani kërcënon SHBA-të me raketa, kamikazë e luftë kibernetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opsionet në dispozicion të Ayatollah-ut pas vrasjes së gjeneralit Soleimani janë të shumta: duke nisur nga 35 bazat amerikane brenda rrezes së raketave të Teheranit. E vetmja “qartësi”: Irani tani do të kërkojë një lëvizje “spektakolare”.

Raketa, mini nëndetëse, kamikazë dhe lufta kibernetike: ky është dhe arsenali me të cilin Irani kërcënon SHBA-të

Pasdaranët përsërisin se mund t’i japin një ndëshkim të ashpër Shteteve të Bashkuara. Një oficer i lartë i kujdestarisë tha se, 35 baza amerikane janë në shënjestër, siç është ajo në Tel Aviv.

Ekziston një pjesë e propagandës, por edhe shumë substanca: Teherani i ka mjetet për të bërë dëmet. Më shumë varet nga ajo që mund të rrezikojë një kundërpërgjigje nga armiku apo armiqtë.

Irani i ka të gjitha llojet e raketave dhe i ka transferuar ato në milicitë aleate, në Liban dhe Irak. Kjo do të vlejë në rast se do t’i shërbejnë për t’u hapur më shumë fronte.

Militantët irakianë kanë marrë me qindra prej këtyre armëve, me një rreze veprimi mbi njëmijë kilometra. Ato janë të kompletuara dhe precize, për të qenë raketa të sakta.

Qytetet izraelite dhe instalimet amerikane në anën tjetër të Gjirit, janë pjesë e një “banke të synuar” të përgatitur dhe të simuluar ndër vite. Ka nga ata që janë befasuar nga bombardimet në shtator, ndaj vendeve dhe naftës në Arabinë Saudite, megjithatë aftësitë e Teheranit janë të njohura.

Ai ka treguar se mund të kombinojë transportuesit dhe dronët. Për më tepër, që nga viti 1980, gjatë konfliktit rraskapitës kundër Sadamit, pati një përdorim të gjerë të raketave tokë-tokë.

Lexo edhe :  Gjermania dhe problemi i saj me “vendet e sigurta”

Burimi: corriere.it

Përgatiti: L.Veizi/ Fjala.al/

An S-200 in Iran

Të fundit

“Duam rrugë”, banorët e disa fshatrave të Selenicës ngrihen në protestë

Banorët e disa fshatrave që i përkasin bashkisë se Selenicës pjesë e qarkut Vlorë janë ngritur mëngjesin e kësaj...

4 gusht 1991: Ukraina shpall pavarësinë e nga Bashkimi Sovjetik

Më 24 gusht 1991, në valën e ndryshimeve të mëdha politike që tronditën Evropën Lindore dhe të nxitur nga dështimi i grushtit të shtetit...

Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nga Kreshnik Spahiu Piloti i avionit njoftoi uljen drejt aeroportit të Tiranës dhe të gjithë pasagjerët lidhën rripat e sigurimit. Ishte një ditë me diell...

Festë mes bombave! Kharkiv sfidon Putinin: Ik nga Ukraina!

Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus, tre vjet e gjysmë më parë, bashkia vendosi të rindezë ndriçimin publik dhe dekorimet...

Faqja me fokus turizmin: Pse britanikët dynden drejt Durrësit për pushime?

Qyteti i Durrësit, i vendosur përgjatë bregdetit adriatik të Shqipërisë, është tashmë një destinacion kryesor për turistët britanikë që kërkojnë një alternativë të përballueshme...

Lajme të tjera

Web TV