Kjo do të jetë java më e keqe për këto shenja horoskopi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ndryshim i madh do të ndodhë këtë javë, për binjakët, luanin dhe shigjetarin.

Edhe pse 6-12 janar 2020 do të jetë java më e keqe për këto shenja horoskopi, nuk do të thotë se do përjetojnë ankth edhe depresion.

Binjakët – Thellë brenda vetes, ju e dini cila është gjëja e duhur dhe jo për ju. Nuk ka të bëjë me atë që dëshironi, por me gjithçka që e dini se do bëhet realitet. Ndodh që ideja e së ardhmes nuk është ajo që keni menduar. Megjithatë, kjo ndodh vetëm se do vijë diçka më e mirë për ju. Ju po largoheni nga ajo që mendoni se nuk është e përshtatshme për të ardhmen tuaj. Një ditë, do të ktheni kokën pas dhe të kuptoni përse duhet të jetë në këtë mënyrë.

Luani – Pushoni pak sepse pavetëdija juaj po ju pushton mendjen dhe keni disa pyetje, përgjigjet e të cilave nuk i keni menduar kurrë. Ju po merrni shenja të rëndësishme çdo ditë, madje pa e kuptuar do arrini ti gjeni shpjegim gjithçkaje. Ekziston mundësia që intuita juaj po prek disa pika të ndjeshme që kanë nevojë për shërim. Rezervoni kohën për aktivitete terapeutike që ju ndihmojnë të kujtoni të kaluarën tuaj dhe t’ju ndihmojë që ta harroni e të ecni përpara.

Shigjetari – Të gjithë mund të kenë errësirë në jetën e tyre dhe këtu nuk ka asgjë për tu turpëruar. Nëse i bëni presion vetes që të keni një fytyrë të lumtur dhe të pretendoni se gjithçka është në rregull kur nuk është, ju po e bëni veten edhe më të padurueshme. Por, ju po harroni që brenda errësirës tuaj qëndron forca. Mos kini frikë të përballeni me emocionet e pakëndshme dhe lejojini vetes të shprehë ndjenjat, në mënyrë që përfundimisht t’i largoni nga vetja. Ose, edhe më mirë, t’i shfrytëzoni ato për diçka pozitive. Duke përqafuar ndjenjat tuaja të vërteta, ju pësoni një transformim që ju fuqizon. Mos kini frikë nga vetja./Fjala.al

Të fundit

Kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

KQZ i kthen përgjigje opozitës, e cila kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit se...

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: Nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas publikimit në rrjete sociale të tezës së provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore 2025,...

Farsa e FSHF-së me biletat para Serbisë, tifozët ‘masakrojnë’ Federatën në komente

Paçka se ka më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta për sfidën kundër Serbisë (7 qershor në Tiranë), tifozët e Kombëtares po hasin...

E fejuar për pesë vjet, Xheneta rrëfen ndarjen: Kisha probleme me nënën e tij!

Xheneta Fetahu ka folur pa doreza për të kaluarën e saj në rubrikën “Trotuar” në ‘E Diell’. Teksa është diskutuar për raportin nuse-vjehërr, Xheneta...

SPAK godet grupet e trafikut të drogës, disa të arrestuar në qytete të ndryshme të vendit

Prokuroria e Posaçme ka finalizuar një operacion ku janë goditur disa grupe kriminale të lidhur me trafikun e drogës në disa qytete të vendit. Gazetarja...

Lajme të tjera

Web TV