Mbingarkesa në rrjet, zonat kryesore të Tiranës pa energji elektrike

Moti i ftohtë i ditëve të fundit ka bërë që në çdo familje të ritet numri i ngrohëseve që vendosen në punë. Për këtë arsye dhe rrjeti është mbingarkuar.

Ndërkohë, disa prej zonave kryesore të Tiranës janë këtë mbrëmje pa energji elektrike.

Rruga e Kavajës, rruga “Irfan Tomini”, ish-Parku dhe disa zona të tjera po vuajnë mungesën e dritave.

OSHEE njofton se kjo situatë është krijuar prej ngarkesës në rrjet.

Raportohet  se Brigadat e OSHEE se ndodhen në terren për riparimin sa më të shpejtë të defektit në dy fidera.