Greqi/ Atentat në derën e shtëpisë ish-futbollistit të njohur serb

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pritë në derën e shtëpisë për pak sa nuk i ka marrë jetën ish futbollistit të njohur Darko Kovaçeviç. Autorët e sulmit kanë mundur të largohen në errësirë dhe më pas të djegin edhe mjetin me të cilin realizuan atentatin. Për fat ish-futbollisti ka mundur të shpëtojë për mrekulli, por policia ende nuk ka asnjë të dhënë mbi atentatorët.

Mediat vendase mbrëmë kanë lajmëruar se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, duke i shkaktuar momente tmerri ish-sulmuesit të Juventusit, Darko Kovaçeviç. Mediet fqinje raportojnë se ish-sulmuesi është qëlluar me armë zjarri pranë shtëpisë së tij në Glyfada.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së martës. Sipas mediave greke, 46-vjeçari serb sapo mbërriti në shtëpi, kur një automjet ndaloi dhe një person nisi të qëllojë në drejtim të ish-futbollistit, i cili arriti të fshihej, me dhimbje në gju. Ai u transportua menjëherë në spital, por pa lëndime serioze.

Autori u largua menjëherë me makinë, e cila u gjet pranë aeroportit e djegur. Kovaçeviç ka qenë pjesë e Olympiakos si futbollist, por edhe trajner, ndërsa së fundmi ka mbajtur edhe postim e drejtorit sportive te Serbia. Fjala.al/

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV