Nga /Fjala.al/
Rreth 6 muaj më parë u pezullua dhe u akuzua se shiti një prej operacioneve më të mëdha që kishte organizuar policia e Shtetit. Ndërsa në të zbardhur të ditës së sotme ai ka thënë se iu ka djegur makina. Sulmi sipas tij është kryer për shkak të detyrës kur ishte punonjës policie, por do të jenë hetimet që do të tregojnë se çka ndodhur vërtet.
Policia ka bërë me dije se një makinë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjte në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 Nëntori në qytet, ndërkaq mësohet se automjeti ishte në pronësi të Edvin Gjylit, ish-oficer i policisë së Elbasanit. Burime bëjnë me dije se mjeti dyshohet të jetë vënë në flakë nga persona me precedentë penal dhe se ky sulm ka ndodhur për shkak të detyrës së ish-oficerit.
Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Po ashtu, policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit dhe kapjen e autorëve.
Sipas të dhënave të policisë Edi Gjyli është njëri nga dy të dyshuarit që dekonspiroi operacionin pas atentatit ndaj dy vëllezërve. Më datë 1 korrik, një ditë pas atentat që ju bë vëllezërve Baho, ku mbeti i vdekur një prej tyre, 22-vjeçari Klevi, policia dhe RENEA zbuluan në ambientet e një karburanti një magazinë me armë të ndryshme të sofistikuara.
Kur ende nuk dihej se si ishin futur këto armë në Shqipëri pasi u tha se përdoren nga ushtria e NATO-s dhe janë tepër të sofistikuara. Ndërkohë lidhur me magazinën e armëve të sekuestruara aso kohe u shpall në kërkim një person.