Irani hedh poshtë ofertën e Trumpit: Po na bën terrorizëm ekonomik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan tha se do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit derisa ky i fundit të ndryshonte qasjen e tij dhe të hiqte dorë nga prodhimi bërthamor. Ndërsa i kërkoi NATO-s të ishte më e përshirë në këtë proces.

Pas qëndrimit amerikan, ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara Majid Takht Ravanchi, e cilësoi ofertën e presidentit Trump si “të pabesueshme”, ndërkohë që i kanë vendosur Teheranit sanksione të ashpra.

Në një intervistë për agjencinë iraniane të lajmeve, Ravanchi deklaroi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pakuptimtë për sa kohë SHBA  vazhdon me politikën e “përshkallëzimit dhe armiqësisë”.

Ai i cilësoi sanksionet e Uashingtonit pas tërheqjes së njëanshme të SHBA-ve, nga marrëveshja bërthamore JCPOA, si “terrorizëm ekonomik”.

Sipas tij, Republika Islamike e Iranit nuk do të mashtrohet nga oferta e presidentit amerikan Donald Trump.

Në orët e para të së mërkurës, Teherani sulmoi me raketa dy bazat amerikane amerikane në Irak, por as trupat amerikane dhe as irakianët nuk u dëmtuan.

Tensionet mes Iranit dhe SHBA-ve, u intensifikuan kur ditën e Vitit të Ri, ambasada amerikane në Irak u sulmua nga protestuesit shiitë të mbështetur nga Irani, të cilët goditën ndërtesën dhe u përpoqën të hynin brenda.

Pentagoni rriti kontingjentin amerikan në Irak dhe lëshoi ​​një dron duke vrarë gjeneralin iranian,  Kasem Sulejmani.

Kjo tërboi iranianët, të cilët reaguan duke sulmuar dy bazat amerikane në Irak, por që nuk prodhuan viktima, edhe pse fillimisht Teherani tha se kishte vrarë 80 ushtarë amerikanë.

Pas sulmit të Teheranit, Trump tha se nuk do t’i përgjigjej ushtarakisht Iranit, por SHBA është e gatshme për gjithçka. Ndërsa shtoi se do të vendosë sanksione edhe më të ashpra ekonomike ndaj Teheranit./Fjala.al/

Të fundit

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimit të Matematikës. Ja si mund t’i gjeni

Ditën e sotme janë publikuar notat e provimit të Matematikës, të maturës shtetërore të vitit 2025. Provimin e Matematikës e...

Aksident në autostradën Vlorë-Levan, plagosen shoferi dhe dy turistë

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë tek rrethrrotullimi i Novoselës. Një automjet që funksiononte si taksi, si rrjedhojë e shpejtësisë së...

Ajatollahu ka një plan

nga Vali R. Nasr* Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore të Iranit fundjavën e kaluar, pas një jave bombardimesh nga Izraeli, ka shënuar...

Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të enjte, në orën 13:51 në jugperëndim të Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake të...

“PD, parti që shkel ligjin”/ Çupi: Rinumërimi i votave ‘boomerang’ për Berishën

Analisti politik Frrok Çupi ka kritikuar ashpër Partinë Demokratike dhe kreun e saj, Sali Berisha, duke e krahasuar partinë si një organizatë muxhahedine, sipas...

Lajme të tjera

Web TV