Paketa fiskale/ Bashkia heq tarifën për shtëpitë në proces legalizimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpitë që janë në proces legalizimi në territorin e Bashkisë së Kamzës nuk do të paguajnë më tarifën 0.7 % të investimit. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Bashkia përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat ku bëhet e ditur miratimi i paketës fiskale 2020 nga Këshilli Bashkiak. “Një tjetër ndihmë në këtë paketë fiskale vjen edhe për çdo familje e cila e ka shtëpinë e saj ne proces legalizimi ku me paketën fiskale të vitit 2019 duhej të paguante një tarifë prej  0.7% të investimit, ndërkohë që me paketën e re fiskale të vitit 2020 kjo tarifë është bërë zero” shkruhet në njoftim.

Po ashtu, në Paketën Fiskale për vitin 2020 parashikohet ulja e tarifave bashkiake për çdo të ri dhe grua kryefamiljare  të cilët hapin një biznes  në Kamëz. Pensionistët janë një tjetër kategori të cilët përfitojnë uljen e tarifave bashkiake për vitin 2020. Me paketën e re fiskale të Bashkisë Kamëz janë hequr të gjitha  tarifat bashkiake për familjet të cilat u prekën nga tërmeti i nëntorit.

Ligji

Të gjithë personat që kanë ndërtuar pa leje duhet të paguajnë taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja, e cila është një taksë që administrohet nga pushteti vendor. Tarifa llogaritet në bazë të sipërfaqes së punimeve sipas preventivave përkatëse për këto sipërfaqe. Për ndërtesat të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të reja është 0.5 për qind e vlerës së investimit.

Pagesa ose jo e taksës nuk ndikon në procesin e kualifikimit të ndërtimit për legalizimin, pra dosja shqyrtohet, pavarësisht faktit nëse është shlyer kjo taksë ose jo. Për të marrë lejen e legalizimit, personi që ka ndërtuar pa leje duhet të paguajë më parë taksën. Këshilli i Ministrave ka kryer që në shtator të vitit 2016 ndryshime në vendimin nr.954, datë 25.11.2015, të Këshillit të Ministrave. Ndryshimet përcaktuan faktin se nuk do të jepet asnjë leje legalizimi pa pagur taksën.

Lexo edhe :  Harta e re me çmimet e pronave/ Si do ndikojë te procesi i rivlerësimit?

“Leja e legalizimit miratohet pasi të jetë administruar dokumentacioni i vërtetimit për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, vetëm nëse kjo taksë është llogaritur nga ALUIZNI, sot Agjencia Shtetërore e Kadastrës, dhe është arkëtuar përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr.50/2014. Për rastet e tjera, ky dokumentacion administrohet nga njësitë e qeverisjes vendore, sipas përcaktimeve të nenit 23, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 dhe mungesa e tij nuk pengon miratimin e lejes së legalizimit”, thuhet në pikën 2 të vendimit.

Sipas VKM-së, dokumentacioni i pronësisë së parcelës ndërtimore ose i ndërtimit ekzistues për shtesat pa leje administrohet përpara miratimit të lejes së legalizimit vetëm nëse subjekti e disponon atë, sipas përcaktimeve të neneve 27, shkronja “d”, dhe 28, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar. Mungesa e këtij dokumentacioni nuk pengon miratimin e lejes së legalizimit. Në nenin 27, pika d të ligjit për legalizimet thuhet: d) vërtetimin ose certifikatën e pronësisë së parcelës ndërtimore nga ZRPP-ja përkatëse (pasi subjekti të jetë pajisur me të sipas këtij ligji, kur ai e disponon menjëherë gjatë vetëdeklarimit) dhe/ose çdo akt tjetër ligjor për fitimin e pronësisë”.

Të fundit

Maxwell nuk hesht më! Nis zbardhja e dosjes “Epstein” që mund të rrëzojë figura të mëdha

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka përshpejtuar hetimet për çështjen Epstein, duke dërguar zëvendësministrin Todd Blanche të marrë në pyetje...

Kopshtet kineze në krizë, regjistrimet bien me 25% brenda katër viteve

Numri i kopshteve në Kinë është ulur me 1/4 gjatë katër viteve të fundit, duke çuar në mbylljen e dhjetëra mijëra institucioneve për fëmijë,...

Vendet e Gjirit dhe Turqia i kanë vënë syrin Sahelit

Shkëputja e rajonit afrikan nga Franca dhe Shtetet e Bashkuara ka çuar në një diversifikim të aleancave të saj të politikës së jashtme. Rënia e...

Termometri shënon 43 gradë celcius, si po i përballojnë qytetarët temperaturat ekstreme

Shqipëria po përjeton një valë të nxehti ekstrem, me temperaturat që gjatë mesditës kanë arritur deri në 43 gradë Celsius. Kjo situatë ka vënë...

Fanfarë dajash dhe tezesh si alternativë e politikës së vjetër

Nga Skënder Minxhozi/   U nisën të ndryshojnë Shqipërinë, nuk ndryshuan dot as listat që kishin hartuar vetë. Kriza tashmë shumë publike brenda aleancës elektorale mes...

Lajme të tjera

Web TV