De Biasi: Se di ndjesinë e të qenurit trajner kundër Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish trajneri i Kombëtares së Futbollit të Shqipërisë, Gianni De Biasi është rikthyer sërish në vendin tonë në një ndeshje të përfaqësues,por këtë radhë të asaj së legjendave.

Në “Air Albania” do të luhet sot në orën 18:00 ndeshja midis yjeve të futbollit të Shqipërisë, Turqisë, Greqisë e Italisë, paratë e grumbulluara nga ky takim do të shkojnë për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

De Biasi është rikthyer në Shqipëri këtë herë jo si menaxhues i përfaqësueses tonë , por të asaj italiane.

Duke folur për mediet shqiptare, Gianni ka thënë se rëndësi tashmë ka që të ndihmohen njerëzit e prekur dhe të krijohet afrimitet mes vendeve.

“Është shumë e rëndësishme që të ndihmohen familjet në nevojë pas asaj që ndodhi. Ky aktivitet është një mënyrë për të treguar afrimitetin mes popujve e vendeve të ndryshme, pasi përveç ne italianëve do të jenë edhe grekët dhe turqit. Ky është një moment solidariteti dhe nëpërmjet futbollit mund të shprehësh gjëra shumë pozitive”,-u shpreh trajneri.

Më tej, ai ka folur për faktin se ndjehet paksa çuditshëm që në këtë ndeshje do jetë trajner i një skuadre që luan kundër përfaqësuese sonë.

“Nuk di se çfarë ndjesie do të më japë që të jem trajner kundër Shqipërisë, por ndeshja do të jetë krejtësisht miqësore, rëndësi do të ketë të vijnë sa më shumë njerëz në stadium sepse kjo është mënyra për të kontribuar ekonomikisht për familjet e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit”.-deklaroi ndër të tjera Gianni De Biasi./Fjala.al/

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV