Sherr në Kuçovë/ I riu i shpëton Policisë, çfarë u gjet në mjetin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kuçovës njofton arrestimin e dy personave të cilët po konfliktoheshin me një të tretë, ndërhyrja e policisë arriti të parandalojë në kohë përshkallëzimin e konfliktit i cili mund të kishte pasoja fatale për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 shkurti”, Kuçovë, ku R.GJ, 31 vjeç dhe XH.D 22 vjeç për motive të dobëta po konfliktoheshin me XH.K, 25 vjeç.

Ndërhyrja në kohë e policisë bëri të mundur arrestimin ne flagrancë të dy prej të rinjve, R. Gj., 31 vjeç, dhe Xh. D., 22 vjeç, ndërkohë që shtetasi tjetër Xh. K., 25 vjeç arriti të largohej duke lënë në vendngjarje mjetin e tij.

Gjatë kontrollit në mjetin e shtetasit Xh.K, shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri automatikë e cila u sekuestrua .Të rinjtë do të akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosje e kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi Policisë:
Kuçovë

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën midis tre të rinjve.

Në pranga dy shtetas, një tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohet një armë zjarri automatikë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit se në lagjen “11 Shkurti” në Kuçovë, shtetasit R. Gj., 31 vjeç, dhe Xh. D., 22 vjeç, për motive të dobëta po konfliktoheshin me shtetasin Xh. K., 25 vjeç.

Shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit duke neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë dy prej të rinjve, shtetasit R. Gj., 31 vjeç, dhe Xh. D., 22 vjeç, ndërkohë që shtetasi tjetër Xh. K., 25 vjeç arriti të largohej duke lënë në vendngjarje mjetin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit Xh. K., shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri automatikë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosje e kryer në bashkëpunim”./Fjala.al

Të fundit

Çfarë do të prezantojë Apple në eventin e saj më të papritur

Apple ka paralajmëruar një prezantim për këtë të martë, më 7 maj në orën 16:00 në Spanjë nën titullin Let...

Tetë orë në SPAK/ Veliaj: Dhashë kontributin tim për të vërtetën, unë sot nuk jam…

“Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Dhash kontributin tim për të vërtetën”, kështu shprehet kreu i Bashkisë së Tiranës,...

Luizi falenderon Kiarën: Më ke bërë bab dhe njeriun më të lumtur në botë (Video)

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh...

Pas skandaleve dhe ofendimeve, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kthehen sërish bashkë?

Para pak kohësh Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar ish- partnerin e saj, Fisnik...

Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës/ OSHEE kontrolle në çdo subjekt

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar...

Lajme të tjera

Web TV