“Sistemi aktual nuk mundëson zgjedhjet e lira dhe të ndershme”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politikani Arben Ristani deklaroi sot se tashmë duhet zgjedhjet të lira dhe të ndershme.  Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike e ka konsideruar sistemin zgjedhor një element, por jo më thelbësorin, pasi sipas tij zgjedhjet lira nuk i zgjidh sistemi.

Ristani tha se fillimisht duhen demokratizuar partitë.

“Ne na duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sistemi është njëri nga elementët. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk zgjidhen nëpërmjet sistemit. Kur duam zgjedhje të lira dhe  të ndershme duhet të caktojmë disa prioritete. Në rast se themi se përmes sistemit me lista të hapura kufizojmë rolin e kryetarit të partisë, nuk mund të presim që kjo zgjidh çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Duhen demokratizuar partitë. Në të gjithë këtë kuadër sistemi nuk ndikon. Tek sistemet duhet të vendosim se çfarë duhet të realizojmë. Të gjitha sistemet janë sisteme demokratike. Në një vend të caktuar duhet të ndash çfarë do të kufizosh. Nëse sot jemi me listë të mbyllur, sistemi me listë të hapur e kufizon kryetarin, por sistemi kombëtar me lista të hapura e kufizon akoma më shumë. Por ne duam që njerëzit të jenë të lidhura me deputetin. Këtë e realizon maxhoritari. Pastaj kemi qëllim si do e përfaqësojmë gjininë femërore. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk i zgjidh sistemi”, tha Ristani i ftuar në studion e emisionit “Pa Protokoll” . /Fjala.al

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV