Rezultati i zgjedhjeve në Tajvan, Hong Kongu nis festën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dielën, disa qindra njerëz u mblodhën në Hong Kong në mbështetje të lëvizjes pro-demokraci.

Demonstruesit festuan rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Tajvan që i dhanë një mandat të dytë Tsa Ing-wen, të Partisë Demokratike Progresiste.

Banorët e Tajvanit i kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet në Hong Kong.

Kina pretendon pushtet të plotë qeverisës mbi Tajvanin demokratik dhe këmbëngul për bashkim edhe duke përdorur forcën nëse do të ishte e nevojshme.

Kina administron Hong Kongun nën atë që qeveria komuniste e quan “një vend, dy sisteme”, e që nënkupton një shkallë të caktuar autonomie për atë që ishte dikur një territor britanik.

Protestat në Hong Kong nisën fillimisht kundër një projektligji që do të mundësonte ekstradimet në Kinë për procese gjyqësore. Por me tërheqjen përfundimtare të tij protestat janë zgjeruar duke përfshirë të tjera çështje siç është e drejta për të votuar e zgjedhur udhëheqësit e qytetit si dhe kryerja e një hetimi të pavarur rreth dyshimeve për sjellje brutale të policisë ndaj protestuesve. Prej fillimit të protestave janë arrestuar rreth 6.500 vetë.

Protestuesit në Hong Kong thonë se liritë e tyre po shkatërrohen vazhdimisht nën Presidentin Kinez Xi Jinping.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV