VIDEO/ Thirrje kundër Kosovës, Cana për Gjokoviç: Njeri i prapambetur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i Prishtinës në Bullgari, Edon Cana ka komentuar në “Twitter” sesi tenistët serbë festuan pas fitores së Kupës ATP në Australi.

Cana është treguar shumë i rreptë ndaj Novak Gjokoviç, të cilin e ka quajtur si një shovinist primitiv, pasi në festimet e këtij të fundit me ekipin e tij ku këndojnë këngë ultra nacionaliste e thonë se Kosova është e Serbisë.

“Pas marshimit ushtarak, ata vazhduan me Kosovën. Ju mund të jeni një fitues i ATP, por ju mbeteni një nacionalist dhe shovinist i primitiv, i prapambetur dhe i zakonshëm i Ballkanit. Nuk është rastësi që Novak Gjokoviç është kampioni më pak i dashur i tenisit në histori,” –shkroi Cana.

Ndaj këtij postimi të përfaqësuesit të Prishtinës është kundërpërgjigjur Drejtori i Zyrës për KiM, Marko Djuric, i cili tha se urrejtja e treguar nga sportistit nga përfaqësuesi i Prishtinës në Bullgari Edon Cana zbulon karakterin e atyre që e shprehin atë.

“Novak Gjokoviç, i cili përshëndet nga Kosova dhe Metohija, dëshiron të ndalohet të krenohet në prejardhjen e tij thjesht sepse ai është serb. Urrejtja për atletin që ka treguar se nuk toleron urrejtjen, shovinizmin dhe kufijtë mes njerëzve më së miri zbulon karakter i atyre që e manifestojnë “. –ka shkruar Djuric në “Twitter”.

Më poshtë shfaqen dy video të festimeve të  tenistit serb me thirrje nacionaliste kundër Kosovës./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV