Tryeza për reformën zgjedhore, Gjylameti e Çupi: Falë ndërkombëtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti e deklaroi se marrëveshja mes opozitës jashtëparlamentare dhe maxhorancës për reformën zgjedhore bëri që palët të uleshin në një tryezë për të gjetur gjuhën e përbashkët, falë edhe ndërkombëtarëve.

nga paneli i “Real Story,” Gjylameti tha se marrëveshja në fjalë nuk parashikon që të krijohet një tjetër komision i veçantë, por do të vijohet me Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndërsa shtoi se nëse nuk arrihet të ketë konsensus, do t’i kërkohet mendim OSBE/ODHIR-it.

“Do jepet garanci për atë çka do ndodh. Aty nuk ka asnjë komision të veçantë, por është komisioni i Reformës Zgjedhore, dhe do të jetë konsensual. Në Shqipëri nuk kemi pasur asnjë kod zgjedhor pa pasur konsensus. Në komisionin e Reformës zgjedhore ka një punë të bërë prej shumë kohësh. Por ne nuk kemi amenduar asnjë vendim, për të arritur një konsensus me opozitën jashtëparlamentare. Nëse s’do të kemi marrëveshje mes palëve, ajo do t’i shkojë OSBE/ODHIR për të dhënë vendimin.”, tha deputetja socialiste.

Ndërsa ish-deputetja e PD Dhurata Çupi e ka cilësuar një fitore të opozitës shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë marrëveshjen e arritur sot për reformën zgjedhore. Nga paneli i të njëjtit emision, Çupi deklaroi se ishte një marrëveshje e kreut të PD-së Lulzim Basha me ndërkombëtarët duke përmendur edhe reagimet e ambasadave.

“Ajo çfarë sot është pozitive për politikën shqiptare është se kjo ishte një marrëveshje e zotit Basha me ndërkombëtarët. Kjo është dhe me deklaratat e përgëzimit nga ambasadat e BE, SHBA e OSBE. Do të veçoja deklaratën e SHBA. Kjo konsiderohet fitore e opozitës shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë. Kjo është ajo çfarë sot qytetarët shqiptarë kanë prekur, një marrëveshje e opozitës, e zotit Basha me amerikanët, me Bundestagun gjerman për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme”. Tha Çupi.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV