Ekstradohet drejt Britanisë 24-vjeçari nga Durrësi, vrau punëdhënësin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 24-vjeçar shqiptar është ekstraduar sot drejt Britanisë së Madhe. Durrsaku ishte i kërkuar nga drejtësia britanike për vrasjen e punëdhënësit.

Shqiptari me inicialet E. S. ka sulmuar punëdhënësin ku punonte, shtetasin J. W., duke i shkaktuar atij vdekjen. Pas kryerjes së vrasjes shqiptari është larguar nga territori i MB-së. Vrasja ndodhi në 17.04.2018, rreth orës 14:30.

Falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve dhe bashkëpunimit me Interpol Tiranën, autoritetet britanike dhe Ambasadën Britanike në Tiranë, si dhe mbështetur në Konventën Evropiane të Ekstradimit, marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, që plotëson Konventën e mësipërme, hyrë në fuqi në datë 19.07.2018 , për herë të parë është kryer ekstradimi nga Shqipëria drejt Anglisë i një shtetasi shqiptar, i kërkuar për vrasje.

Ekstradimi i këtij shtetasi është bazuar në urdhrin që mban datën 05.01.2018, të Gjykatës së Magjistratëve në Westminster, Mbretëri e Bashkuar, pasi nga kjo Gjykatë është caktuar masë sigurimi “Arrest në burg “ për këtë shtetas, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga legjislacioni penal britanik. Ky shtetas ka bërë rekurs ndaj vendimit të lejimit të ekstradimit në shtetin britanik, por Kolegji Penal ka rrëzuar kërkesën e tij dhe është lejuar ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar. /Fjala.al

Të fundit

Sot flamujt në gjysmë shtizë, ditë zie për Dhimitër Anagnostin

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e sotme, datë 2 shtator 2025, në nderim...

Edhe Belgjika do të njohë shtetin e Palestinës, paralajmëron sanksione për Izraelin

Belgjika ka deklaruar se do të njohë pavarësinë e shtetit belg këtë muaj në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajmin e ka...

Nënë e fëmijëve me autizëm, Arta Bajrami thirrje publike Kurtit dhe Osmanit

Mesazhet e shumë nënave me fëmijë autikë që kërkojnë zgjidhje e nxitën këngëtaren Arta Bajrami që të dërgonte një letër publike 10 ditë më...

Fluturime nga Zyrihu drejt aeroportit të Vlorës, ja kur do të jetë fluturimi i parë

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar...

Mbi 48 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat, 10% më shumë se vitin e kaluar

Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrën 48 mijë anëtarëve. Sipas të dhënave nga Autoriteti...

Lajme të tjera

Web TV