Basha: Ndërkombëtarët detyruan mazhorancën të pranojë Reformën Zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi sot se presioni ndërkombëtar për Reformën Zgjedhore ka qenë mbi mazhorancën, duke detyruar që Reforma Zgjedhore të bëhet vetëm me konsensus të opozitës, dhe jo brenda Parlamentit.

Kur Basha u pyet sot nga gazetarët, se tryeza ishte detyrim nga ndërkombëtarët? Kryedemokrati u shpreh se detyrimi i ndërkombëtarëve është keqkuptuar duke sqaruar se ishte ajo që uli mazhorancën dhe e nxori nga parlamenti sipas tij, ilegjitim.

“E keni keqkuptuar. Detyroi mazhorancën ta pranojë dhe ta nxjerrë nga Parlamenti ilegjitim, nga pseudo- parlamenti me Damian Gjiknurët, Imerët dhe ta ulë në tryzë jashtë parlamentit me opozitën dhe që Reforma Zgjedhore të hartohet dhe miratohet me konsensus të plotë me opozitën.

Pyetje për Edi Ramën pse donte ta ndiqte procesin me Damian Gjiknurin i cili duhet të ishte në burg. ”- deklaroi Basha para gazetarëve. /Fjala.al

Të fundit

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve...

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard dollarë pasi ai hodhi pretendime...

Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet rezulton se në vendin tonë...

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në këto ditë përvëluese gushti, ku...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Lajme të tjera

Web TV