Njihini me tre akuzat që rëndojnë ndaj Agim Kajmakut, dosja në Gjykatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku rëndojnë tre akuza akuza të forta. Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimet e saj dhe e akuzon Kajmakun për  ‘falsifikim formulari’, ‘falsifikim dokumentesh e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘tejkalim i ushtrimit të kompetencave përtej mandatit’.

Akuzat e Prokurorisë i janë komunikuar avokatit të tij Isuf Shehu, duke qenë se Agim Kajmaku vijon të jetë në arrati që prej nisjes së verifikimit që erdhi pikërisht pas akuzave të Partisë Demokratike.

Ishte Prokuroria e Përgjithshme ajo që kreu verifikimet ku doli me konkluzionet se

“Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi me një emër tjetër, Jorgo Toto, duke bërë që ai të jetë në kushtet që e kap ligji i dekriminalizimit”, në këtë përfundim ka dalë Prokuroria e Përgjithshme  duke u bazuar në verifikimet e bëra.

Megjithëse gjykata greke e shpalli të pafajshëm në lidhje me akuzën e falsifikimit të kartëmonedhave, për drejtësinë shqiptare Kajmaku nuk i shpëtoi dot problemeve për shkak se arrestimin e vitit 2003 duhet ta kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit  që të gjithë zyrtarët duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve para se të hyjnë në garën për zgjedhje. /Fjala.al

Të fundit

Spanja kundërshton rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s: Kërkesë e paarsyeshme

Spanja e ka hedhur poshtë kërkesën e NATO-s për t’i shpenzuar 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto...

Murtaja e bagëtive në Shqipëri, Agjencia e Ushqimit apelon për kujdes në zonat kufitare

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar fermerët në zonat kufitare të Kosovës që të rrisin vigjilencën pas shpërthimit të sëmundjes PPR (Mortaja e...

Plas sherri në Berat, efektivi i Policisë përleshet me grushte me të riun (VIDEO)

Një punonjës i Policisë bashkiake të Beratit dhe një qytetar janë përfshirë në një konflikt i cili agravoi deri në përdorimin e dhunës. Sherri është...

Tabaku në Strasburg: S’ka integrim pa zgjedhje të lira dhe reforma të thella

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Stabilizim-Asociimit mes Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë, por pa një deklaratë të përbashkët mes palës opozitare dhe...

PD po rinumëron votat e 11 majit, PS po numëron ato të zgjedhjeve lokale

Ervis Iljazaj Çdo subjekt apo edhe kandidat ka të drejtë të kërkojë rinumërimin e votave sepse këtë e përcakton ligji, por e gjitha kjo histori...

Lajme të tjera

Web TV