Rama i cakton detyrat Ahmetajt dhe e mban në kontroll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, merr detyrat që duhet të përmbushë gjatë mandatit të tij. Kreu i qeverisë Edi Rama, ka specifikuar fushën e veprimit për Ahmetaj, madje edhe mënyrën se si do të kontrollohet puna e tij. Ministri i Shtetit për Rindërtimin është përgjegjës për hartimin dhe ndjekjen e zbatimit të masave për eliminimin e pasojave dhe rindërtimin e objekteve të dëmtuara e të shkatërruara nga fatkeqësia natyrore, tërmeti i datës 26.11.2019. Ai e ushtron veprimtarinë e tij në këto fusha përgjegjësie shtetërore:

Në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Ministrave, ndjek dhe bashkërendon veprimtarinë e ministrive dhe të institucioneve të tjera, publike e shtetërore, për: a) hartimin dhe miratimin e programeve të procesit të rindërtimit të objekteve të dëmtuara dhe të shkatërruara; b) planifikimin dhe shpërndarjen e fondeve buxhetore për realizimin e programeve të procesit të rindërtimit; c) evidentimin e burimeve të brendshme, materiale dhe njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore, dhe përcaktimin e mënyrës së përdorimit të tyre për realizimin e programeve të procesit të rindërtimit; ç) drejtimin operacional të strukturave dhe të njësive të veçanta, shtetërore dhe publike, të ngarkuara drejtpërdrejt për kryerjen e detyrave, në terren, në zbatim të programeve të procesit të rindërtimit; d) ndjekjen e zbatimit të përgjegjësive dhe të detyrave të ngarkuara për ministritë dhe institucionet e tjera, për trajtimin e shtetasve që kanë humbur familjarët dhe/ose që kanë mbetur të pastrehë, si pasojë e tërmetit; dh) ndjekjen e zbatimit të përgjegjësive dhe të detyrave të ngarkuara për njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe të strukturave në varësi të tyre, për trajtimin e shtetasve që kanë humbur familjarët dhe/ose kanë mbetur të pastrehë, si pasojë e tërmetit; e) ndjekjen e zbatimit të përgjegjësive dhe të detyrave të ngarkuara për strukturat e posaçme, të ngritura me ligj apo vendim, për përballimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti.

Lexo edhe :  Balluku inspekton punimet në Qukës - Qafë Plloçë: Hapet brenda verës

Si përfaqësues i Këshillit të Ministrave, Ahmetaj kontakton dhe bashkërendon me organizatat shtetërore dhe organizmat kombëtarë e ndërkombëtarë, shoqatat, personalitetet publike dhe donatorë të ndryshëm, brenda dhe jashtë vendit, për: a) prezantimin e gjendjes dhe të dëmeve të shkaktuara; b) përgatitjen dhe propozimin e projekteve, të përgjithshme e të veçanta, si pjesë e programeve të procesit të rindërtimit; c) detajimin e nevojave dhe paraqitjen e kërkesave për donacione financiare dhe mbështetje të specializuar njerëzore; ç) informimin e secilit prej tyre për mënyrën e përdorimit dhe të eficiencës së arritur për çdo donacion apo mbështetje tjetër të ofruar prej tyre.

Informon vazhdimisht dhe në kohë Kryeministrin, kur është rasti, edhe Këshillin e Ministrave, për realizimin e programeve të procesit të rindërtimit e të përdorimit të burimeve materiale e njerëzore.

Dëmet e tërmetit

Nga tërmeti i datës 26.11.2019 rezulton se qarqet më të prekura janë: Durrësi, Tirana dhe Lezha. Sipas informacionit zyrtar që shoqëron këtë propozim rezulton se:

Për Qarqet Tiranë dhe Durrës janë dëmtuar rëndë: 2002 banesa; 135 pallate dhe 60 pallate janë shpallur të pabanueshme. Ndërkohë rezulton se 4380 pallate dhe 543 banesa janë të dëmtuara lehtë.

Për Qarkun Lezhë janë dëmtuar rëndë 1353 apartamente; 235 vila dhe 66 pallate. 45 pallate, 559 apartamente dhe 181 vila janë me dëmtime të mesme si dhe 263 pallate dhe 1297 apartamente dhe 57 vila janë me dëmtime të lehta. /Fjala/

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV