Shuhet aktori i njohur Xhevdet Ferri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur Xhevdet Ferri ka ndërruar jetë vetëm pak minuta më parë në moshën 59-vjeçare. Vitet e fundit, aktori ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë.

Xhevdet Ferri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960, është aktor shqiptar, bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si Dhe vjen një ditë, Vitet e pritjes,Gjoleka djali i Abazit,etj. Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student.

Xhevdet Ferri lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si Dhe vjen një ditë, Vitet e pritjes,Gjoleka djali i Abazit,etj. Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student.

Në 1982 diplomohet në Akademinë e Arteve dega e drames dhe më pas mbetet pedagog i mjeshterise se aktorit në këtë Akademi. Vazhdon karrierën akademike deri në detyrën si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademive. Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Në teatër ka interpretuar pak role, por suksesin me te madh si aktor ai e ka arritur ne filmin artistik (rreth 13 role).

Pothuajse në të gjitha filmat ka qenë në rolin e protagonistit Deputon në vitin 1980 ne “Sketerre ’43” si Arjani dhe po ate vit ne “Vellezer dhe shoke” duke rene ne sy per rolin e Markos.

5 vjet me vone ne vitin 1985 do te behet i njohur me interpretimin e rolit te Agronit ne filmin e dyte te tij “Hije qe mbeten pas”. Ne misherimin qe i beri figures se Gorit ne filmin tjeter “Dhe vjen nje dite”, me te cilin u nderua me medaljonin e festivalit, me 1986, bie ne sy cilesi te tjera interpretative si natyrshmeria, qetesia dhe thjeshtesia shoqeruar nga karakteri drejtperdrejt i te vepruarit. U dallua per nje individualitet te vecante aktoresk.

Lexo edhe :  Hans Kristian Andersen, magjistari i fjalës dhe poeti i shpirtrave të brishtë

Role te tjera te spikatura per aktorin Xhevdet Ferri jane edhe ai i Artanit ne “Sketerre 43`” (1980); Pali ne “Besa e kuqe” (1982); Sandri ne “Vendimi” (1984); trimi ne “Perralle nga e kaluara” (1987); Martini ne “Treni niset ne 7 pa pese” (1988); Gjon Kadri ne “Vitet e pritjes” (1990); Me rolin e Sakos, ne filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arrin serish ne nje pike te larte artistike te interpretimit.

Nga vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendres Kombetare te Kinematografise, duke e marre serish kete post ne vitin 2006. Ndersa ne vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombetar. Eshte specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford. Në periudhen kohore 1996 – 1998 ishte deputet i PD-se në Kuvendin popullor. Ne vitin 2004 është bashkëthemelues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe Kryetari i pare i kësaj Shoqate. /Fjala.al

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV