Irani i rrëzoi avionin/ Ukraina kërkon ndihmën e 6 vendeve për hetimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina ka kërkuar nga Kanadaja, Franca, Suedia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Irani që të caktojnë ekspertë, për të ndihmuar në hetimin e aeroplanit të rrëzuar më 8 janar në Teheran.

Irani fillimisht e mohoi që forcat e tij e rrëzuan aeroplanin, por ushtria e vendit, më 11 janar, pranoi se aeroplani ukrainas u qëllua “pa dashje” nga një raketë kundër-ajrore.

Në bordin e aeroplanit të rrëzuar, shumica e 176-të viktimave ishin shtetas iranianë dhe kanadezë, dhe një numër më i vogël ukrainasish, afganë, suedezë, britanikë dhe gjermanë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se kërkesa u dërgua si vazhdim i marrëveshjeve të arritura në Londër, gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve, qytetarët e të cilave u vranë në incident.

Kërkesa e Ukrainës pason deklaratën e ministrit të Jashtëm kanadez, Francois-Philippe Champagne, i cili tha se vendi i tij, si dhe Afganistani, Mbretëria e Bashkuar, Suedia dhe Ukraina po kërkojnë që Teherani të paguajë kompensim për familjet e viktimave të incidentit.

Përmes një deklaratë të përbashkët pas takimit në Londër, grupi i vendeve tha se Irani duhet të zhvillojë një “hetim të plotë, të pavarur dhe transparent ndërkombëtar”.

Aeroplani Boeing 737-800 u rrëzua disa minuta pasi u nis nga aeroporti kryesor ndërkombëtar i Teheranit.

Tragjedia ndodhi derisa forcat e mbrojtjes ajrore të Iranit ishin në gatishmëri të lartë, pas një sulmi raketor balistik iranian – disa orë më parë – kundër forcave amerikane në Irak.

Incidenti me aeroplanin dhe mohimet e qeverisë, kanë zemëruar shumë iranianët, duke nxitur protesta kundër udhëheqjes së vendit./ Evropa e Lirë

Të fundit

Barazia para ligjit dhe objektivi, apo iluzioni i aksioneve…

Nga Fejzo Subashi Barazia para ligjit është një nga vlerat themelore të të drejtave të njeriut, si dhe elementi e...

Hapet zyrtarisht Skema: 50% grant për modernizimin e fermave bujqësore dhe blegtore

Për të dytin vit radhazi në ndihmë të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Qeveria po aplikon Skemën Kombëtare të Investimeve që mbështet fermerët me financim...

U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur

Autoritetet turke janë në alarm pas zhdukjes së biznesmenit të njohur Halit Yukay, i cili është shpallur i humbur që nga mbrëmja e së...

Rriten gjatë vitit 2025 të ardhurat tatimore nga shitja e pronave

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme kanë qenë në rritje. “Sipas informacionit nga Drejtoria...

Norvegjia “trondit” tregjet/ Mijëra dollarë të investuara në kompani izraelite!

Qeveria norvegjeze ka urdhëruar një rishikim të thelluar të portofolit të fondit të saj sovran prej 1.9 trilion dollarësh, për të siguruar që investimet...

Lajme të tjera

Web TV