Dy persona kanë hyrë në një sallë minifutbolli dhe kanë plagosur tre nxënës të një shkolle të mesme.
Pamjet tregojnë se si gjatë momentit kur nxënësit po luanin futboll, papritmas turma bashkë me lojtarët shpërndahen nga frika e të shtënave. Ndërsa dy personat qëllojnë mbi ta.
Për fat të mirë, tre nxënësit e plagosur, midis tyre një vajzë, morën plagë të lehta dhe u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, policia po heton rastin dhe është në ndjekje të autorëve. Nga video e regjistruar në këtë shkollë, një grup njerëzish që po ndiqnin ndeshjen vrapojnë sapo të dëgjojnë të shtënat e para.
Personat e armatosur kishin vendosur maska në fytyrë dhe duket se për policinë do të jetë e vështirë identifikimi i tyre.
E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shkollë të Fortalezas në Brazil. /Fjala.al/