Zbulohet e vërteta, ja kush i bën statuset e Greta Thunberg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Natyrisht, që Greta Thunberg është një nga femrat më me influencë në planet. Ajo ka një audiencë shumë të madhe në rrjetet sociale dhe sipas pretendimeve ajo i shkruan vetë postimet e saj. Si pasojë e një gabimi të sigurisë së faqes në Facebook të saj ku ndiqet nga 2.7 mln persona është zbuluar se Greta nuk i shkruan vetë postimet e saj.

Si pasojë e kësaj krisje të sigurisë është bërë e mundur të shihet historiku i ndryshimeve të postimeve të Greta Thunberg. Në të vërtetë ato janë shkruar nga babai i saj dhe një aktivist indian i cili punon në sekretarinë e klimës së KB me emrin Adarsh Prathap.

Por aktivistja ka dhënë një shpjegim për këtë zbulum. Greta shpjegon se është ajo që i ka shkruar statuset e saj por ai që ka hapur faqen e saj në Facebook është një djalë indian i cili e ka pranuar më vonë që Greta të jetë bashkë moderatore në faqe.

“Disa njerëz kanë pyetur se kush e menaxhon këtë faqe. Para së gjithash, që nga pranvera e kaluar unë përdor Facebook-un vetëm për të rihedhur ato që shkruaj në llogaritë e mia në Twitter dhe Instagram.

Meqenëse kam zgjedhur të mos jem personalisht në Facebook, unë përdor llogarinë e babait tim Svantes për të rihedhur përmbajtjen, pasi duhet një llogari për të moderuar një faqe në Facebook. Statuset e tjera që janë ndarë në Facebook janë bërë nga djali që themeloi faqen në Facebook Greta Thunberg shumë kohë përpara se ta dija se ekzistonte. Emri i tij është Adarsh Prathap dhe ai jeton në Indi. Meqenëse shumë njerëz menduan se ishte faqja ime zyrtare, unë e pyeta nëse mund të bashkë-menaxhonim atë dhe ai tha po.

Lexo edhe :  Ukraina ngre alarmin: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

Të gjitha tekstet e postuar në faqen time në Facebook sigurisht që janë shkruar nga unë, ashtu si gjithçka tjetër.”, -shkruan ajo./Fjala.al

Të fundit

E pyesin për LaCivita-n, kryedemokrati: Edhe Sali Berisha ka privatësinë e tij…

“Arkitekt” i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike këtë vit. Po tani që ky proces u mbyll, çfarë ka ndodhur...

Përmbytet gomonia me emigrantë në Angli, humb jetën 1 person dhe shpëtohen 62 të tjerë

Një gomone me emigrantë është përmbytur pranë bregdetit të Boulogne-sur-Mer, në Francë, në përpjekje për të kaluar Kanalin e Anglisë. BBC raporton se 1...

Çfarë është infarkti i stomakut, sëmundja e rrezikshme që pak e njohin

Çfarë është infarkti i stomakut? Ky lloj infarkti ndodh kur qarkullimi i gjakut në një pjesë të zorrëve bllokohet. Kjo mungesë e oksigjenit dhe lëndëve...

Familjet shqiptare po shmangin kreditë

Gjashtëmujori i dytë i 2024 shënoi një rritje të të ardhurave mesatare më të shpejtë se shpenzimet, duke përmirësuar disi bilancin financiar të familjeve...

I jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës i dënuari

Sot, më datë 19 maj 2025, rreth orës 03:34, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë, i paraburgosuri Qani Hamit Muça është gjetur...

Lajme të tjera

Web TV