Plas arma në Kashar/ Qëllon me pistoletë manovër kushëririn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sherr për motive pronësie ka përfunduar në përdorimin e armës. Një person ka qëlluar me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, kur në vendin e quajtur “Valias” në Kashar, janë konfliktuar të dy kushërinjtë.

Gjatë konfliktit shtetasi me inicialet E. B., ka qëlluar me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij shtetasit Z. B.

Shërbimet e policisë, të Komisariatit nr 6 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, pas denoncimit të shtetasit Z.B.

Si rezultat i veprimeve të shpejta kanë arritur të kapin dhe të shoqërojnë në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore shtetasin E. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma pistoletë manovër, me të cilën shtetasi E. B., ka kryer qitjen. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Shpejtësi deri në 2470 km/h, SHBA ka gati avionin “hije”

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë konfirmuar zhvillimin e një avioni luftarak të gjeneratës së gjashtë, F-47, që...

Meta e ‘qetësoi’ se nuk e donte mandatin e tij/ Blushi vijon luftën!

Një ditë pasi kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi nga qelia për rezultatet e dobëta në zgjedhjet e 11 majit dhe mossigurimin dot...

Lufta në Ukrainë s’po merr fund, Trump bisedë telefonike me Putinin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në lidhje me paqen në Ukrainë. Sipas mediave...

Ish-Presidenti Biden me kancer/ Donald Trump Jr “masakrohet” në rrjet pas komentit të tij

Donald Trump Jr. , djali i presidentit Donald Trump, po kritikohet në mediat sociale për një mesazh të pahijshëm në lidhje me diagnozën e...

‘Izraeli, jasht Eurovizion!/ Deklarata e kryeministrit spanjoll trazon gjeopolitikën

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez pas përfundimit të edicionit të Eurovision të shtunën e 17 majit. Kreu i...

Lajme të tjera

Web TV