Tirana “pushtohet” nga mjegulla

Tirana ka lënë pas shirat dhe këtë mbrëmje është përfshirë nga mjegulla, një fenomen i pazakontë për kryeqytetin.

Prej fillimit të janarit jo vetëm kryeqyteti por gjithë Shqipëria janë përfshirë nga moti i ftohtë dhe nga kjo ka ardhur edhe mjegulla e sotme.

Nga pamjet duket se si kryeqyteti është përfshirë nga mjegulla që ka ‘zbardhur’ Tiranën këtë mbrëmje.

Mjegulla bën që shikueshmëria e drejtuesve të automjeteve të jetë e ulët.

Ndërkohë që apelohet për qarkullim të kujdesshëm për të shmangur aksidente të mundshme.