100 vjetori i Tiranës kryeqytet, nis gara për godinën e re të Bashkisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës do të ketë një “shtëpi të re”.

Godina e Bashkisë do të zhvendoset në Bulevardin e Ri të Tiranës, teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar çeljen e garës për projekt idenë.

Numri një i kryeqytetit ka bërë me dije se kjo ndërtesë e re do të jetë pa gjenerim karboni (carbon neutral) dhe tërësisht e pavarur nga energjia e rrjetit (net-zero energy building).

Sot, pas 100 vitesh kryeqytet, me sfida, zhvillim dhe histori, Bashkia Tiranë vazhdon traditën e konkurseve të hapura të arkitekturës duke shpallur garën për projekt idenë e dizajnit të Bashkisë së re të Tiranës.

Godina e re do të ngrihet në Bulevardin e Ri të Tiranës, qendrën administrative të kryeqytetit për 100 vitet e ardhshme.

Ftojmë të gjithë arkitektët dhe studiot e projektimit, lokale dhe ndërkombëtare të bëhen pjesë e këtij konkursi për një ndërtesë të re bashkëkohore dhe të përshtatshme për qeverisjen lokale të shekullit të 21-të: pa gjenerim karboni (carbon neutral) dhe tërësisht e pavarur nga energjia e rrjetit (net-zero energy building)”, njofton Veliaj përmes një statusi në Facebook.

Të fundit

Edjona Dano, vajza që la gazetarinë për policinë dhe u bë shefe komisariati

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga...

Theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të përdhunojë fqinjen, arrestohet 55-vjeçari

Policia në Librazhd ka arrestuar 55-vjeçarin e shpallur në kërkim pak ditë më parë. Sipas raportimeve, I.F., theu masën e sigurisë arrest shtëpie dhe...

Policia i gjen 40 mijë € mallra kontrabandë, do i shiste në treg te “5 Maji”

Një 52-vjeçar nga qyteti i Kukësit ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u kap duke transportuar me furgon mallra kontrabandë. Mësohet se...

“Jo bulmet e mish pa faturë”/ Pas urdhrit të Ramës ministrat dalin në terren

Një ditë pas lajmërimit nga kryeministri se qumështi dhe nënproduktet e tij nuk do të shiten pa faturë, ministri i Financave, Petrit Malja, ministrja...

Endri Shabani ka një kunj për Lapajn: “Burrat e mbajnë fjalën…”

Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani, komentoi zhvillimet e ndodhura së fundmi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në lidhje me mandatin e fituar nga...

Lajme të tjera

Web TV