Aktori i njohur Petrit Malaj vlerësohet me titullin “Mjeshtër i Madh”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur Petrit Malaj ka mbetur në mendjen e shqiptarëve me rolet e tij. Të gjithë e kujtojnë me admirim personazhin e “doktor Bardhylit”, tek filmi “Kur hapen dyert e jetët”. Për këtë rol dhe shumë të tjerë në kinematografi dhe teatër, Malaj është vlerësuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Lajmi është bërë publik nga presidenti Ilir Meta i cili thotë se Malaj është një personalitet i filmit dhe teatrit shqiptar, që me talentin e spikatur dhe profesionalizmin në realizimin e shumë roleve artistike ka fituar dashurinë dhe respektin e të gjithëve.

“I uroj z.Malaj suksese të mëtejshme në karrierën e tij artistike, i bindur se ai dhe brezi i artistëve të cilit i përket, janë shembull për të rinjtë shqiptarë që aspirojnë ekranin dhe skenat shqiptare e ndërkombëtare”, shkruan Meta në Facebook. /Fjala.al

Të fundit

“Jemi bërë më pak konkurrues”: Stanley Donwood për krijimin e artit ikonik të Radiohead

Nga Alexis Petridis Në fillim të viteve ’90, Stanley Donwood ishte “pak i humbur pas universitetit”, duke autostopuar nëpër Britani...

Detaje nga aksioni i SPAK, masë e re sigurie për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

Këtë të premte, që në orët e para të mëngjesit, Prokuroria e Posaçme, (SPAK), ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në...

Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

Në Londër dominojnë bindjet se retorika e fuqishme e presidentit rus është më shumë një maskë për frikën reale nga një luftë e hapur...

Alarmi i OBSH: Një sindromë e rrallë neurologjike në Gaza, tre viktima

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për një rritje të ndjeshme të rasteve me sindromën Guillain-Barré në Rripin e Gazës, një sëmundje...

Zjarri përfshin pyllin pranë banesave në Sopot të Bulqizës, rrezikohen shtëpitë

Një vatër zjarri është aktivizuar rreth orës 12:00 në fshatin Sopot, njësia administrative Zerçan, Bashkia Bulqizë. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit,...

Lajme të tjera

Web TV