Ndeshja me Flamurtarin, Vllaznia publikon çmimet e biletave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Vllaznisë do të presë ditën e nesërme ekipin e Flamurtarit në stadiumin Loro Boriçi, ku do të luajnë ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superligës.

Takimi do të zhvillohet në orën 14:00 dhe të dyja skuadrat do luftojnë për fitore pasi të dyja kanë rrezik rrëzimin nga kategoria ndonëse Vllaznia është më e mbrojtur pasi renditet e shtata.

Ndërsa, për vlonjatët kjo ndeshje është një provë e rëndësishme për të treguar se largimet dhe afrimet e merkatos së dimrit mund ta shpëtojnë nga rrëzimi nga elita e futbollit.

Ndërkohë që jemi vetëm një ditë nga startimi i fazës tjetër të sezonit 2019-2020, skuadra e Vllaznisë ka publikuar se ku mund të blihen biletat dhe sa kushtojnë.

Njoftimi i Vllaznisë:

KF Vllaznia bën të ditur se duke nisur nga sot në ora 10.00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e kampionatit, atë me Flamurtarin që luhet të martën në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Oraret e hapjes së sporteleve janë si më poshtë:

E hënë 10:00- 14:00

16.30- 19.00

E martë 10:00 deri në përfundimin e ndeshjes

Ju bëjmë me dije se çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë:

Tribunat C dhe E 200 lekë

Tribuna D 300 lekë

Tribuna A- B 500 lekë

Tribuna VIP 1000 lekë

KF Vllaznia fton gjithë tifozët e saj të jenë të pranishëm në këtë ndeshje për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje të parë të këtij viti, duke shpresuar që të bëjmë edhe një start të mbarë me fitore./Fjala.al/

Të fundit

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të...

Beteja e Ankarasë: Përplasja e Perandorive dhe fati i ardhshëm i osmanëve

20 Korrik 1402 Më 20 korrik të vitit 1402, në fushën e Çubukut pranë Ankarasë, koha ndali frymëmarrjen. Aty, në tokën e thatë të Anadollit,...

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

Lajme të tjera

Web TV