Ndeshja me Skënderbeun, Sormani flet për skemën që do ndiqet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i rikthyer i Partizanit, italiani Adolfo Sormani ka folur sot për ndeshjen e nesërme të kryeqytetasve me skuadrën e Skënderbeut.

Në një komunikim për mediet ai ka folur për situatën e skuadrës dhe punën që është duke u bërë.

I pyetur për gjendjen fizike te lojtarëve, Sormani ka thënë se çdo ekip kur ndryshon trajner i bie që diçka s’ka qenë në rregull.

“Çdo skuadër në momentin që ndryshon trajner, do të thotë se diçka nuk ka shkuar mirë. Kam punuar shumë me skuadrën gjatë gjithë këtyre ditëve, për sa i përket aspektit psikologjik. Më pas skuadra do të rritet edhe në aspektin fizik dhe do të jetë grupi më i harmonizuar gjithnjë edhe më shumë.”-u shpreh ai.

Më tej, i pyetur për blerje të reja gjatë merkatos, tekniku italian ka deklaruar se ka biseduar me drejtuesit e klubit, por nuk foli për emra konkretë.

“Sigurisht unë bisedoj me drejtorin Rama, dhe presidentin Demi. Duke qenë se jemi në kontakt, do mundohemi të përmirësojmë gjërat. Unë dua të punoj me skuadrën që kam, që për mendimin tim janë më të mirët dhe kam detyrë të marr maksimumin. Ky është edhe objektivi im. Kush më ka njohur edhe nga eksperienca e parë këtu, unë asnjëherë nuk flas për individë, por për skuadrën. Për të fituar duhet të jesh skuadër, ndryshe nuk fiton asgjë. Edhe skuadrat e mëdha nuk po ia dalin të fitojnë me vetëm një lojtar cilësor. E rëndësishme është që të kemi frymën si skuadër.”-vijoi ai.

Sa i përket pritshmërive nga skuadra ai ka thënë se kërkon agresivitet dhe mbështetje mes lojtarëve për të arrirë rezultate të larta.

“ Unë pres një skuadër që të kërkojë gjithmonë rezultatin, agresive, e përqendruar, te jetë një skuadër me lojtarë të fortë që e mbështesin njëri-tjetrin. Pas 90 minutave të mos kenë asnjë peng që nuk dhanë diçka në fushë.”-theksoi gjatë konferencës Adolfo Sormani.

Lexo edhe :  Lajm i fundit/ Mediat spanjolle raportojnë: Ndërron jetë ylli i Liverpool

Ndërsa, i pyetur për nivelin e skuadrës nga koha kur ai ishte menaxher dhe diferenca me këtë tani, ai ka vlerësuar më shumë Partizanin aktual.

“Kanë qenë dy skuadra të ndryshme, por kjo skuadër ka lojtarë më të fortë. Është një grup i mirë, por ka ende më shumë mundësi për tu rritur. Për mendimin tim, Partizani ka lojtarët më të mirë. I respektoj skuadrat e tjera.”-tha menaxheri i të kuqve.

Duke folur për modulin që do ndjekë, tekniku theksoi se kjo do të vendoset nga rezultatet e lojtarëve.

“Skemat e lojës, janë ato që i japin siguri lojtarëve. Por lojtarët do i përcaktojnë skemat me ato që do të tregojnë. Lojtarët duhet të japin maksimumin aty ku i vendos, nuk do të kem një skemë fikse. Do të jetë një skuadër agresive dhe që luan shpejt.”-theksoi italiani.

Rivalë për titullin kampion të këtij sezoni përveç Kukësit, Sormani sheh si potencial edhe ekipin e Tiranës.

“Sigurisht do të veçoja Kukësin, por edhe Tiranën, që po tregon një formë shumë mirë.

Skemat e lojës, janë ato që i japin siguri lojtarëve. Por lojtarët do i përcaktojnë skemat me ato që do të tregojnë. Lojtarët duhet të japin maksimumin aty ku i vendos, nuk do të kem një skemë fikse. Do të jetë një skuadër agresive dhe që luan shpejt.”-shtoi ai.

I pyetur për rikthimin e Esat Malës në fushë, Sormani ka bërë të ditur se ky vendim i takon drejtuesve të lartë të ekipit.

“Mala është një çështje për sa i përket klubit. Me klubin komunikoj çdo orë, por vendosin drejtuesit për të.”-tha ndër të tjera Adolfo Sormani./Fjala.al/

Të fundit

BE-ja i jep aprovimin Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian i kanë miratuar hapat përfundimtarë që Bullgaria të bëhet anëtarja e 21-të e...

Dështoi në Bundesligë, ylli i Portugalisë pranon shitjen për hir të… Botërorit

Bayern ka vendosur ta shesë mesfushorin Palhinha. Portugezi ka dështuar në sezonin e tij të parë në Mynih dhe bavarezët nuk kanë durim për...

Evropa nuk ka pse të zgjedhë mes armëve dhe mirëqenies. Ka një rrugë tjetër

Po, shpenzimet për mbrojtjen duhet të rriten – por shkatërrimi i shtetit social për t’i financuar do të ishte një gabim i madh Shahin Vallée...

Serbia pengon sportistët të marrin pjesë në Evropianin e Esports në Kosovë

Nga 9 deri më 13 korrik, palestra “1 Tetori” në Prishtinë do të jetë qendra e sporteve elektronike në Evropë, teksa mikpret edicionin e...

“U bë kohë e gjatë me të njëjtët njerëz”, Rama sinjale të forta në Fier

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Bashkinë e Fierit, e drejtuar nga politikani dhe ish-deputeti socialist Armando Subashi. Ai ka paralajëmruar se edhe...

Lajme të tjera

Web TV