Sot mblidhet Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës, por shteti ende pa qeveri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot mbledhjet për herë të parë të Kryesisë së legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Mbledhjen e ka thirrur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Kjo mbledhje u thirr pavarësisht se dy partitë kryesore Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje finale për formimin e qeverisë së re të vendit.

Mësohet se në rendin e ditës janë tri pika– shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP, shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Një ditë më parë lidhur me formimin e qeverisë ka folur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë janë duke pritur që të themelohen institucionet. /Fjala.al

Të fundit

7 kandidatët për kreun e BKH, intervistë para komisionit përzgjedhës

Shtatë kandidatët për kreun e BKH-së do të zhvillojnë këtë të hënë (28 korrik) intervistën para komisionit përzgjedhës. Më herët...

Situata problematike në Parkun Kombëtar të Lurës dhe Zall-Gjoçaj

Në qarkun e Dibrës raportohen aktualisht 4 vatra zjarri aktive. Më problematikja mbetet ajo në Parkun Kombëtar Lurë, nga ana lindore ‘Gurë-Lurë’ dhe është afruar...

Vulosen zgjedhjet e 11 majit/ Frrok Çupi: Certifikimi i mandateve, i vonuar

Analisti Frrok Çupi certifikimi i mandateve për zgjedhjet e 11 majit nga KQZ, ishte i vonuar. Në një intervistë Çupi u shpreh se opozitarët...

Guardiola i mbyll derën rikthimit tek Barça: “Ishte një kapitull i bukur, por ka mbaruar”

Pas një sezoni sfidues në krye të Manchester Cityt, Pep Guardiola ka punuar shumë në javët e fundit për të forcuar skuadrën e tij përpara fillimit...

Skenar filmi në Pogradec, e vrau më pas e dogji në banesë/ Kapet autori

Një 56 vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj në Pogradec. Sipas hetimeve policore, gruaja fillimisht u dhunua dhe u vra më...

Lajme të tjera

Web TV