Atentati në Astir, policia: E dimë autorin, është shpallur në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse ende nuk dihet asgjë mbi motivin e ekzekutimit të 28- vjetarit dibran në Tiranë, policia ka shpallur në kërkim një person dhe madje i ka nxjerrë edhe iniciale. Po ashtu ka bërë me dije se i ka bërë edhe kontroll banese mbrëmë, pak çaste pas atentatit.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një person të dyshuar për vrasjen që tronditi zonën e ‘Astirit’  mbrëmjen e djeshme.

Burimet tregojnë se Policia e Tiranës dyshon se Vilson Tafçiu u vra nga një person me inicialet N.D. madje mbrëmjen e djeshme pas vrasjes është kryer edhe një kontroll në banesën e tij, por nuk është gjetur. Tafçiu, që mbeti viktimë e këtij atentati, bëhet me dije se përveç Francës, ku ka qenë i arrestuar për trafik droge në mars të vitit 2018 dhe ku kishte qëndruar në paraburgim për 8 muaj para se të depërtohej drejt vendit tonë në nëntor të vitit të kaluar. Më pas mësohet se ka jetuar edhe në Belgjikë.

Pista e parë ku janë fokusuar hetimet është pikërisht e kaluara e tij në Francë dhe në Belgjikë dhe konfliktet për shkak të drogës, pasi në familje nuk ka pasur asnjë precedent. Për vrasjen ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Sipas burimeve nga policia pas ngjarjes kamerat e sigurisë kanë kapur dy makina që kanë ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Njëra prej tyre është identifikuar dhe drejtuesi është ndaluar, por ka rezultuar se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se ishte larguar nga frika pas atentatit. Ndërkohë që makina tjetër me ngjyrë të zezë që u largua me shpejtësi rezulton se është e autorëve të vrasjes, por ende nuk ka asnjë gjurmë të saj.

Lexo edhe :  Maliq, sherr me thika mes të miturve, plagoset 14-vjeçari

Shënjestra e atentatit, Vilson Tafçiu, prej tri ditësh qëndronte në Tiranë, pasi kishte ardhur nga Dibra për varrimin e gjyshes, që jetonte në Institut. Mësohet se viktima që njihej edhe me mbiemrin Noka, ishte i shoqëruar me dy persona në një lokal në rrugën “Teodor Keko” në zonën e ‘Astirit’, kur është thirrur në emër për të dalë jashtë dhe është qëlluar për vdekje me tre plumba në gjoks nga një person. n.k /Fjala.al/

 

Të fundit

Berisha mori më shumë se ç’i takonin, të largohet nga politika!

Koalicioni ku bën pjesë si drejtues, Nisma Shqipëria Bëhet, prodhoi vetëm një mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare të 11...

Rrëfehet ish-truproja i Fatos Nanos/ Si u largua në Dajt nëpërmjet tuneleve

Ish- truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli zbuloi detaje nga grushti i shtetit i 14 shtatorit të vitit 1998. Atë ditë në Tiranë u organizua një...

Rozana Radi rrëfim befasues: Historia e dashurisë që nisi pa bekimin e familjes

Në emisionin “E Diell”, këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi tregoi historinë e veçantë të dashurisë së prindërve të saj. Ajo rrëfeu se lidhja e tyre...

“Më dërgoi një plumb”/ Ish-deputeti demokrat zbulon kërcënimin e ardhur nga Londra

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka rrëfyer në emisionin Top Story se është kërcënuar nga një shqiptar që jetonte në Londër. Ai u shpreh se i kishte...

Berisha krahasohet me Bashën/ Unë s’jam si ai, luftonte vetëm për karrigen e vet!

Sali Berisha deklaroi në emisionin "Log" se zgjedhjet e 11 Majit ishin farsë ashtu si ato të vitit 2021. Sali Berisha deklaroi se i ka...

Lajme të tjera

Web TV