Virusi në Kinë/ Pekini shpall vdekjen e katërt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë 89-vjeçar është bërë personi i katërt i cili është viktimë e virusit të ri që është përhapur në të gjithë Kinën. Burri i moshuar vdiq pasi kishte të vështirë të merrte frymë. Ai ishte nga Wuhan, qyteti në qendër të vendit ku filloi epidemia që infektoi më shumë se 200 njerëz.

Më shumë se një muaj pas shfaqjes së këtij virusi në një treg me prodhime deti në Wuhan, është përhapur edhe në disa qytete të mëdha në vend përfshirë Shanghain dhe tre vende të tjera në Azi:  Japoni, Korejenë e Jugut dhe Tajlandë.

Ky virus është i familjes SARS i cili është sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes.

Në Australi, një burrë, i cili  kthehej nga Kina me simptoma të virusit është izoluar pasi dyshohet të jetë rasti i parë i dyshuar me këtë koronavirus në vend.  Autoritetet shëndetësore janë në pritje të rezultateve të testeve për të përcaktuar nëse ai është kontraktuar ose jo me këtë virus të ri.

Virusi po shkakton shqetësim në rritje në Kinë dhe vendet përreth, ndërsa jo më larg se dje një shkencëtar ka pohuar në një televizion shtetëror në Kinë se, transmetimi nga njeriu te njeriu është i provuar./Fjala.al

Të fundit

Krimi shtetëror i 21 janarit/ Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

21 janari është në fazën e hetimit paraprak. Kreu i SPAK, Altin Dumani u tha gazetarëve se është një prej...

Franc List, frymëzuesi i romantizmit muzikor

Nga Leonard Veizi Në panteonin e figurave kolosale të artit, ku muzika gërshetohet me pasionin dhe shpirti njerëzor sfidon kufijtë e shprehjes, pak emra shkëlqejnë...

Rama rrëfen për median gjermane dhunën ndaj tij në ’97/ Ishte tentativë vrasje

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka folur mes të tjerash për një episod të rëndë në jetën e tij...

Prezantohen katër nënkryetarët e rinj të bashkisë Tiranë, ja sektorët që do të mbulojnë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka prezantuar katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë. Prezantimet e reja kanë ardhur...

Shqipëria prezanton pozicionin negociues për Grup-kapitullin 5 me BE-në

Shqipëria po bëhet gati të paraqesë Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grup-kapitullin 5: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”. Ministrja...

Lajme të tjera

Web TV